23:36 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Muxhahedinët në Shqipëri, ambasadori i Iranit: Të izoluar disa dekada, janë penduar për të kaluarën e tyre (VIDEO-INTERVISTA)

23:28 | 27/05/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Muxhahedinët në Shqipëri, ambasadori i Iranit: Të izoluar disa dekada, janë penduar për të kaluarën e tyre (VIDEO-INTERVISTA)

Ambasadori i Republikës së Iranit, Ali Amoui, flet për largimin e muxhahedinëve nga Shqipëria si edhe për marrëdhëniet mes dy vendeve.

Në një intervistë për Vincent Triest, i pyetur për vendimin e iranianëve që janë larguar nga Shqipëria, ambasadori u shpreh se kthimi i tyre është bërë në mënyrë të vullnetshme.

“Nuk ka asnjë arsye që iranianët të mos duan të kthehen në vendin e tyre. Deri më tani disa janë kthyer në Iran dhe disa të tjerë janë në pritje dhe kanë dëshirë të kthehen në gjirin e familjes së tyre. Mendoj se arsyeja e kthimit të këtyre personave në Iran, është se në mënyrë të sinqertë janë penduar për të kaluarën e tyre dhe nuk duan të vazhdojnë të bëjnë më jetën e kaluar. Duan të krijojnë lidhje me botën e lirë, dhe secili ka të drejtën të zgjedhë mënyrën e tij të jetesës dhe të ardhmen e tyre.

Si ambasadë e Republikës Islamike të Iranit, kemi një mission të përcaktuar, kemi detyrimin të ofrojmë shërbimin konsullor për bashkëatdhetarët tanë. Personat që janë kthyer, janë paraqitur në mënyrë krejtësisht të vullnetshme. E vetmja gjë që kemi bërë, është që ta paraqesim këto kërkesa në Teheran.

Është mirë të dini, se në këtë grup personash që janë zhvendosur nga Iraku në Shqipëri, është se ka prej tyre që kanë jetuar për tre dekada ose për vite me radhë të izoluar, që nga koha kur ishin në Irak e në të njëjtat kushte jetojnë edhe në Shqipëri.”, shprehet ambasadori Iranian.

Ndër të tjera, ambasadori Amoui ka folur edhe për marrëdhëniet mes dy vendeve, të cilat sipas tij kanë ardhur duke u zgjedhuar.

“Marrëdhëniet tona me shqipërinë, megjithëse ky shtet i nderuar nuk ka akoma një ambasadë në Iran, vijnë duke u zgjeruar. Ne jemi duke bërë përpjekjet tona më të mira për të forcuar marrdhëniet dy palëshe. Unë jam në lidhje të vazhdueshme me institucionet shqiptare. Në fushën e kulturës dhe të ekonomisë dhe kemi bërë plane për të ardhmen.

Ministri i Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati, të cilit i jam mirënjohës, bëri një vizitë historike në Iran, së bashku ne jemi duke punuar për të forcuar lidhjet mes dy vendeve. Shpresoj që në një të ardhme të afërt të hapet edhe nëj ambasadë në Iran.”, deklaroi ambasadori.

Kujtojmë se Shqipëria është vendi kryesor në botë ku po strehohen anëtarët e organizatës Muxhahedinët Popullorë të Iranit (MEK), e cila deri pak vitesh konsiderohej organizatë terroriste nga shumica e vendeve perëndimore. (D.D/Shuplaka)

https://www.youtube.com/watch?v=GX7UvsLB7yQ&feature=youtu.be

Etiketa: ambasadori Iranitvincent triest
Pas

Macron e injoron, por Trump nuk ia lëshon dorën. VIDEOJA që po thyen rrjetin

Para

Çim Peka thirrje për ish-kryeministrin: Ik nga ajo listë Sali Berisha

Para
“Duket që në atë çadër, Rama do të futet si viktimë dhe jo shkaktari i saj”

Çim Peka thirrje për ish-kryeministrin: Ik nga ajo listë Sali Berisha

Discussion about this post

 



Të Fundit

Fier/ Aksident i rëndë me të mitur, 15-vjeçari del nga rruga me makinë – tre të plagosur

Ambasadori i Azerbajxhanit viziton Bibliotekën “Dritëro Agolli” në Fier

Ministri francez: Presim që Irani të pranojë dialog me SHBA-të

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani: Do shqyrtojmë diplomacinë, pasi Izraeli të ndalojë sulmet

Sulmi kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë, reagon AKSK: Janë marrë masa për garantimin e sigurisë

Të shtëna mbi civilët gjatë shpërndarjes së ndihmave, 35 të vrarë në Rripin e Gazës

Ministri i Jashtëm gjerman: Të shmangim përshkallëzimin në rajon, SHBA të përfshihen në negociata

Policia shpëton dy peshkatarë në Pogradec, varka rrezikohej nga kushtet atmosferike

Matura 2025: Publikohen notat e Gjuhës shqipe, kalojnë mbi 98% e maturantëve

Tabaku: Shqipëria ka paga afrikane dhe çmime europiane – Ky realitet duhet ndryshuar!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.