05:01 | 13/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shtimi i rasteve me COVID-19/ Najada Çomo zbulon detajin karakterizues të koronavirusit: Kujdes virusi ka nisur të përzgjedhë…

14:49 | 29/06/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shtimi i rasteve me COVID-19/ Najada Çomo zbulon detajin karakterizues të koronavirusit: Kujdes virusi ka nisur të përzgjedhë…

Ndërkohë që është rritur numri i personave të prekur nga Covid-19, shefja e Infektivit Najada Çomo ka bërë apel për ruajtjen e distancave sociale.

Shefja e shërbimit Infektiv tha se aktualisht shërbimi ka një fluks të shtuar dhe bëri apel për respektimin e rregullave nga qytetarët.

“Kemi shtim të numrit të personave të shtruar dhe natyrisht kemi shtim të pacientëve që kërkojnë ndjekje në terapi intensive. Pikërisht pajisjet me këto aparatura që i ofrohen pacientëve në terapi intensive janë një ndihmesë e madhe që ofrohet për shtimin e përkujdesit.

Megjithatë do thosha diçka që, çfarë ne ofrojmë në terapi intensive është maksimumi jonë nga ana profesionale, por popullata duhet të jetë shumë e ndërgjegjshme që liria e një personi shkon deri aty sa nuk cënohet shëndeti i tjetrit. Ju siguroj që virusi tani ka filluar të përzgjedhë çdo grup moshe dhe duke agravuar situatën shëndetësore të tyre.

Ndaj thirrja e vetme që mbetet është: Ne jemi në shërbimin tuaj! Kemi shumë muaj që jemi vetëm në shërbimin tuaj, por kini parasysh që edhe ju keni detyrimin për të ruajtur distancimin fizik dhe e dyta mbajeni maskën kudo që jeni sepse janë të vetmet arma që kemi për t’u mbrojtur nga ky lloj virusi”, tha Çomo.

Sakaq janë forcuar kapacitetet e pajisjeve jetëshpëtuese në terapinë intensive në spitale, me 265 monitorë të rinj, financim i qeverisë shqiptare, për t’ju përgjigjur situatës së shkaktuar nga COVID19. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka inspektuar Qendrësn Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në kuadër të forcimit të njësive të terapisë intensive në spitalet universitare dhe rajonale.

“Janë 265 monitorë, 50 prej të cilëve janë multi-parametrikë, janë pajisje të rëndësishme jetëshpëtuese që I shtohen flotës së aparaturave mjekësore në spitale, me qëllim forcimin e kapaciteteve në terapitë intensive, në kuadër të strategjisë sonë të përgjigjes ndaj COVID19, për t’I shërbyer sa më mirë pacientëve”, tha Manastirliu.

Me financim nga buxheti i shtetit, drejtoria e QSUT po përfundon rekrutimin e stafit mbështetës prej 50 mjekësh, infermierësh për të përballuar fluksin e mundshëm të COVID19 në spitalin COVID 3 (ish-kirurgjitë), e cila do të hapet nëse do të ketë shtim të rasteve në spitalin Infektiv, paralelisht me spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” nëse do të ketë shtim të rasteve në terapi intensive që kanë nevojë për trajtim të specializuar.

Sipas strategjisë së miratuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, janë katër spitale të parashikuara për përballimin e situatës së shkaktuar si pasojë e COVID19, me një kapacitet prej 550 shtretër.
Duke folur për strategjinë për përballjen e situatës, Manastirliu tha se po rriten kapacitetet spitalore për të përballuar nevojat sot dhe në të ardhmen.

“Strategjia është dinamike, po I përgjigjet nevojave aktuale por edhe në të ardhmen, qoftë për testimet, kapacitetet në terren, gjurmimin dhe izolimin, për të kufizuar përhapjen e COVID19”, tha Manastirliu.

Duke vlerësuar punën heroike që po bëhet në shërbimin infektiv në QSUT, Manastirliu u bëri thirrje qytetarëve që të zbatojnë masat e vendosura dhe të mbajnë maskën pasi është e vetmja mënyrë për të parandaluar përhapjen e virusit.

“Secili duhet të udhëheqë përmes shembullit. Ne të parët dhe çdo qytetar. Çdo qytetar ka të drejtat e tij por edhe detyrimin përkashi shëndetit të tij dhe njerëzve që e rrethojnë. Mbajtja e maskës, distancimi fizik dhe higjiena vetjake janë të vetmet armë që kemi për ta kufizuar virusin. Secili me shembullin personal, të tregohemi të kujdesshëm dhe të kemi përgjigjen e duhur edhe në këtë fazë të dytë të rihapjes”, tha Manastirliu.

Pas

U fut të lahej në liqen, dyshohet se është mbytur 16-vjeçari

Para

Qeveria e bën fakt të kryer: Kush nuk vendos máskën, do të ndíqet pènalisht, rikthehet karántina në disa zona

Para
Apeli i mjekut italian: Mbajeni maskën në fytyrë, e domosdoshme, bëjeni ritual

Qeveria e bën fakt të kryer: Kush nuk vendos máskën, do të ndíqet pènalisht, rikthehet karántina në disa zona

Discussion about this post

 



Të Fundit

Gjykata e Apelit në Tiranë liron 39-vjeçarin nga Prizreni, refuzon ekstradimin e tij në Serbi

Pogradec/ Rrëzohet në banesë, humb jetën 43-vjeçari

Aksident në autostradën Milot-Thumanë/ Plagosen 4 persona nga një familje, njëri në gjendje të rëndë

26-vjetori i çlirimit të Kosovës. Homazhe te Rugova, Demaçi e Jasharajt: Bartës të procesit të lirisë

Byroja e aksidenteve ajrore e Indisë nis hetimet zyrtare për rrëzimin, hetues nga e gjithë bota pjesë e procesit

Tragjedi në Deçan të Kosovës, nënë e djalë mbyten në pishinë

Kosova “i rrëmben” talentin Kroacisë, Veldin Hoxha do të përfaqësojë Dardanët

“Fluturova me të njëjtin aeroplan vetëm disa orë para se të rrëzohej, kishte probleme teknike” /Rrëfimi rrëqethës i Akash Vatsa-s për fluturimin AI171 të Air India

Mbështetja e Malit të Zi ndaj Kosovës, Serbia ‘ngrys vetullat’

Kurti tregon për operimin e babait të tij dhe takimin me Bukoshin në vitin 1985

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.