06:38 | 10/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ndahet nga jeta në moshën 68-vjeçare aktori i madh Bujar Lako

10:56 | 26/12/2016
në Aktualitet, Kryesore, Kulturë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ndahet nga jeta në moshën 68-vjeçare aktori i madh Bujar Lako

Është ndarë mëngjesin e sotëm nga jeta aktori i madh Bujar Lako. Nga ajo që mësohet ai ka pësuar një atak kardiak dhe ka ndërruar jetë rreth orës 8:30 të mëngjesit të sotëm.

Ai ka luajtur shumë role të dashura për publikun në kinematografinë shqiptare.

Bujar Lako lindi në Tiranë më vitin 1948.

Karierën si aktor e fillon në Teatrin Kombëtar pas mbarimit të studimeve në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë, më 1973. Shumë shpejt bëhet i njohur nëpërmjet filmave “Në fillim të verës” i G. Erebarës dhe “Perballimi” i V. Gjikës. Pas kësaj ai realizon një sere figurash në rreth tridhjetë filma midis të cilëve mund të përmendim: “Gjeneral gramafoni” V. Gjika, “Udha e shkronjave” V. Prifti, “Ballë per ballë” K. Çashku, P. Milkani, “Kthimi i ushtrisë se vdekur” dhe “Gurët e shtëpisë sime” Dh. Anagnosti, “Amiko” Cizia Zyke, produksion francez.

Në teatër ka interpretuar rreth shtatëdhjetë role, midis të cilëve veçomë: “Vizita e inspektorit” Xh. Pristli, (Dh. Pecani), `Monserati” E. Robles (P. Mani), “Vdekja e një komisioneri” A. Miler (F. Haxhiraj), “Vdekja e Dantonit” Byhner (V. Milçin), “Ditë vere” Mrozhek, (B. Lako), “Ariu” Çehov (S. Duni) etj. Në vitin 1992 interepreton në Teatrin e Kombësive ne Shkup në produksionin “Varrtarët” .

Në vitin 1975 nderohet me çmimin e veçantë per filmin “Përballimi”. Në vitin 1979 çmimin e veçantë per filmin “Ballë per ballë”. Në festivalin e filmit të vitit 1979 vlerësohet si aktori me i mirë i festivalit dhe nderohet me kupën e festivalit per rolin e Halit Beratit në filmin “Gjeneral gramafoni”. Në vitin 1979 është lauruar me çmimin e Republikës së shkallës se pare, per filmat “Gjeneral gramafoni” dhe “Ballë per ballë”. Në vitin 1982 është nderuar me urdhrin “Naim Frashëri” klasi i pare, per interpretim në teatër. Në festivalin e filmit të vitit 1991 është shpallur aktori me i mirë per interpretimin e rolit të gjeneralit në filmin “Kthimi i ushtrisë se vdekur”. Në vitin 1985 fiton titullin “Artist i Merituar” Ne vitin 2005 Ka marë “Palmën e artë” si aktori më i mirë i Festivalit në edicionin e 29 “Cairo International Film Festival” me filmin “Megic Eye” të regjisorit Kujtim Çashku..ky është cmimi më i madh i marë nga një aktor Shqipëtar në një festival të kategorise A..

Në vitin 2013 iu dha titulli “Nder i Kombit” nga presidenti i republikës. (E.K/SHUPLAKA)

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”375″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Etiketa: Bujar Lakokulture
Pas

Enca me dekolte shërthyese në Londër: Më falni për rrëmujën (Video)

Para

Të arrestuar në Belgjikë për trafik droge, Krimet e Rënda sekuestro pasurive të dy korçarëve (EMRAT)

Para
Të arrestuar në Belgjikë për trafik droge, Krimet e Rënda sekuestro pasurive të dy korçarëve (EMRAT)

Të arrestuar në Belgjikë për trafik droge, Krimet e Rënda sekuestro pasurive të dy korçarëve (EMRAT)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kalifornia planifikon të ngrejë padi kundër Trump për vendosjen e Gardës Kombëtare në protesta

FOTO/ Los Angeles në flakë, protesta të dhunshme pas dërgimit të agjentëve federalë për emigrantët

Kardinali shqiptar Ernest Simoni në festën e Madonnës së Kurorëzuar në Itali, kryeson Meshën Solemne

Plagosja e shqiptarit në Itali, një nga skenarët e mundshëm është hakmarrja për shkak të detyrës! Cenaj rezulton ish-efektiv i Policisë Kriminale

Orban: Rusët nuk mund ta mposhtin Ukrainën, e jo më NATO-n

5 gola në dy ndeshje, Kosova ka një yll të ri

Rama rikthen rubrikën “Sy m’sy”, nesër komunikim live me qytetarët

“Situata u përkeqësua pasi Trump solli Gardën Kombëtare”, Prokurori i Përgjithshëm i Kalifornisë: Do ngremë padi ndaj presidentit

Presidentja e Meksikës dënon përdorimin e dhunës në protestat në Los Angeles

Shqetësim muskulor për një mbrojtës, Kombëtarja zhvillon seancën zyrtare stërvitore në Riga para sfidës me Letoninë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.