04:23 | 17/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ndahet nga jeta presidenti i “Fax News” Kasem Hysenbelliu

07:21 | 06/12/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“U mësove të ngresh gjëra që ende nuk kishin mbirë në tokë’, rrjeti në zi pas largimit të parakohshëm të Kasem Hysenbelli, themeluesit të Fax News: Si mund të kishe aq shumë forcë…

Është ndarë nga jeta në moshën 59-vjeçare si pasojë e Covid 19 presidenti i “Fax News” Kasem Hysenbelliu.

Presidenti i Fax News u nda nga jeta mëngjesin e sotëm në Turqi, ku ishte duke u kuruar prej disa javësh, e ku nuk mundi që të fitonte dot betejën me Covid, pavarësisht përpjekjeve të mjekve dhe lutjeve të familjarëve, miqve dhe të gjithëve atyre që e kanë njohur.

Kjo është një ditë e dhimbshme për Fax News dhe Faxweb, teksa i gjithë stafi i televizionit dhe webit që ai themeloi i shprehin ngushëllimet familjes së presidentit Hysenbelliu.

Hysenbelliu themeloi dhe administroi TV Fax News që nga Tetori 2017, ndërsa sot është dhe 4 vjetori i krijimit të Faxweb.al, që daton në treg që nga data 5 Dhjetor të 2016-tës.

Zoti Hysenbelliu themeloi të parin TV të pavarur në vend, teksa Fax News u shndërrua në zërin e njerëzve të thjeshtë, duke mbrojtur disa nga kauzat qytetare, me transmetimin maratonë të protestës së Astirit, dhe kauzës së Teatrit Kombëtar.

Presidenti i Fax News që prej fillimit të pandemisë ka qenë një nga njerëzit më të kujdesshëm sa i takon masave parandaluese të përhapjes së Covid 19, por duket se ky virus na tregoi edhe njëherë tjetër se nuk kursen askënd.

Me humorin, batutat, me dorën e shtrirë ndaj çdo punonjësi, presidenti i Fax News kishte arritur të ndërtonte një marrëdhënie të jashtëzakonshme me të gjithë bashkëpunëtorët e tij, ku vendin e parë e zinte liria dhe pavarësia e kujtdo për të thënë mendimin dhe qendrimin e tij.

Të gjendur të pafjalë nga kjo humbje e jashtëzakonshme, Fax News dhe Faxweb.al do të vazhdojnë misionin e lënë përgjysmë nga presidenti, për t’iu gjendur çdo qytetari, çdo kauze, e për të qenë një pasuri në dorën e çdo shikuesi dhe lexuesi të medias sonë.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: Kasem Hysenbelli
Pas

“Të gjithë menduan se aq ishte karriera e tij”, gazetari Qafoku flet për humbjen e Kasem Hysenbelliut dhe ngritjen e Fax News: Si ia doli të hynte në treg me një media të re, ja cili ishte çelësi i suksesit

Para

“Me vizionin dhe me pastërtinë e shpirtit përçoi fjalën e lirë të medias”, mesazhin ngushëllues i gazetarit në SHBA për humbjen e Kasem Hysenbelliut

Para
“Me vizionin dhe me pastërtinë e shpirtit përçoi fjalën e lirë të medias”, mesazhin ngushëllues i gazetarit në SHBA për humbjen e Kasem Hysenbelliut

"Me vizionin dhe me pastërtinë e shpirtit përçoi fjalën e lirë të medias", mesazhin ngushëllues i gazetarit në SHBA për humbjen e Kasem Hysenbelliut

Discussion about this post

 



Të Fundit

SHBA/ Senatori demokrat Tim Kaine prezanton rezolutën që kërkon tërheqjen e forcave ushtarake amerikane nga konflikti Izrael-Iran

Izraeli nis sulmet të reja në perëndim të Iranit, goditet infrastruktura e raketave tokë-tokë

Serbia dhe Bosnja votuan kundër deklaratës së Samitit të Evropës Juglindore në Tiranë, Begaj: Janë në të drejtën e tyre…

BE-ja pranë një marrëveshjeje historike tregtare me SHBA-në, Trump paralajmëron deportime masive në qytetet kryesore amerikane

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit: Po sulmojmë hedhëset e raketave balistike në perëndim të Iranit

Ambasada gjermane për dëbimin e anëtarëve të MPB-së serbe: Duhet të ofrohen mjete ligjore

Aksident i rëndë në Delvinë! Makina bie nga ura, shoferi niset me urgjencë drejt Traumës

Më shumë se 20 palestinezë u vranë nga Izraeli pranë vendeve të ndihmës në Gaza

Konflikti i armatosur mes Izraelit dhe Iranit, krahasimi i sistemeve të tyre politike

Ministri i Jashtëm izraelit: Nuk themi se Khamenei është objektiv, por as nuk e mohojmë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.