Ditën e sotme është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare akademiku Farudin Hoxha. Vajza e tij Juli Hoxha, ka reaguar përmes një mesazhi tejet prekës për vdekjen e të atit të saj të dashur. Juli shkruan se ndihet e bekuar që është vajza e tij.
“E bekuar si bija jote, me gjithe dashurine qe me dhe, me gjithshka me mesove dhe edukove. Ti je ne themel te asaj ç’ka jam. Krenare per ty babush! Te qofte dheu i lehte!”
Kujtojmë se profesori i nderuar Hoxha ishte prej vitesh i sëmurë dhe kurimet me dializë nuk ishin një gjë e re për të.
Farudin Hoxha do të kujtohet si projektuesi i disa veprave të rëndësishme energjetike në vend. Ai ka qenë ish-drejtor i KESH dhe ish-ministër i ndërtimit. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post