Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka ngushëluar aktorin e njohur Çun Lajçin pas ndarjes nga jeta të vajzës së tij.
Ai është shprehur se është prekur thellë nga vdekja e Bubulinës duke I shprehur ngushëlimet familjes dhe në veçanti mikut të tij Çun Lajçit.
“Jam i prekur thellë nga humbja e një jete të re. Bubulina Çun Lajçi braktisi ëndërrat e jetës, prindërit dhe miqtë e saj.
Ishte fëmijë artistësh dhe vet aktore, nga e cila pritej shumë, por ajo e mbylli ciklin e jetës para kohe.
Ngushëllimet më të sinqerta për familjen, në veçanti për mikun tim, Çun Lajçin.
Bëhuni të fortë dhe ruani kujtimet për të”, shkruan Haradinaj. (B.H/Faxweb)