Një 32-vjeçarë është gjetur i pajetë sot në në rrugën “Llambi Bonata”, në Tiranë. Sipas policisë Shtetasi me iniciale A.T, është është gjetur në një banesë të braktisur dhe dyshohet se vdekja e tij ka ardhur nga overdoza.
NJOFTIMI I POLICISË:
Më datë 19.11.2017, në rrugën “Llambi Bonata”, në një ndërtesë të braktisur është gjetur i vdekur shtetasi A.T, 32 vjeç, banues në Kombinat Tiranë, përdorues i lëndës narkotike të llojit heroinë prej shume vitesh.
Grupi hetimor pranë kufomës gjeti e sekuestroi në cilësinë e provës materiale 4 shiringa me age të freskëta. Nga veprimet rezultoi se vdekja dyshohet se është shkaktuar nga overdoza. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprim. (B.H/Faxweb)