Prej disa ditësh në zonë të ndryshme të kryeqytetit ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike.
Sipas OSHEE-së shkaku kryesor i ndërprerjeve të energjisë në kryeqytet, gjatë këtyre ditëve është dëmtimi i rrjetit, si pasojë e punimeve në infrastrukturë që po kryejnë kompani publike përmes kontraktorëve privatë.
“9 të tilla në Kamëz dhe Paskuqan, Ali Dem, dje në rrugën e Kavajës për shkak të punimeve që po kryen ujësjellësi përmes kompanive kontraktore”, thotë Klevis Jahaj/ Drejtor i OSHEE Tiranë.
Për të menaxhuar këtë situatë, OSHEE ka ngritur një task forcë të përbashkët me Bashkinë e Tiranës. Operatori u kërkon kompanive të kërkojnë asistencën e ekpertëve të saj kur kryejnë punime, në mënyrë që të shmanget dëmtimi i rrjetit.
“U bëjmë thirrje jo vetëm ujësjellësit por edhe firmave të tjera kontraktore që të pajisen me azhornimin e rrjetit dhe të marrin kontakte me OSHEE në, që grupi në formë task force të jetë prezent për të shmangur situatat e ndërprerjes së furnizimit me energji”, tha Jahaj.
OSHEE thotë se do t’i kërkojë këshillit të ministrave parashikimin e sanksioneve të forta ndaj kompanive që dëmtojnë asetet e OSHEE-së. (E.K/SHUPLAKA)