10:36 | 14/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Ndihmoi arratisjen e rusit të kërkuar nga SHBA-ja, Italia arreston autorin

15:33 | 14/06/2024
në Bota, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ndihmoi arratisjen e rusit të kërkuar nga SHBA-ja, Italia arreston autorin

Italia arrestoi të premten një të dyshuar i cili akuzohet se e ndihmoi djalin e një guvernatori rus të ikte në vendin e tij derisa përballej me ekstradimin e Shteteve të Bashkuara, nën dyshimet për eksport të paligjshëm të teknologjisë ushtarake, njoftuan autoritetet.

Personi i arrestuar dyshohet se organizoi largimin e Artyom Uss nga Italia në mars të vitit 2023, një ditë pasi një gjykatë italiane miratoi ekstradimin e tij në Shtetet e Bashkuara.

Uss ishte një nga pesë rusët e arrestuar me kërkesë të Uashingtonit për “skema të paligjshme për të eksportuar teknologji të fuqishme ushtarake” amerikane në Rusi.

Uss u zhduk nga rezidenca e tij dhe disa ditë më vonë njoftoi se ishte kthyer në Rusi.

I dyshuari i arrestuar të premten, gjithashtu rus, dyshohet se ka ndjekur vendimet e gjykatës së Milanos që urdhëroi ekstradimin e Uss dhe përgatitjen e një plani për arratisjen e tij.

Personi i dyshuar, një banor zviceran, akuzohet gjithashtu për “kontakt me anëtarët e bandës që më pas kryen arratisjen”, thuhet në një deklaratë nga zyra e prokurorit publik të Milanos.

Prokurorët thanë se 54-vjeçari, emrin e të cilit nuk e kanë bërë të ditur, ishte në kontakt të vazhdueshëm me familjen e Uss.

Mediat italiane e identifikuan të dyshuarin si sipërmarrësin Dmitry Chirakadze, bashkëthemelues i grupit Pravo.ru, i cili ofron ndihmë për faqet e internetit të gjykatave ruse.

Ndërsa nuk e përmendi të dyshuarin, zyra e prokurorit e përshkroi njeriun si një aristokrat që rrjedh nga një dukë i madh i Gjeorgjisë.

Ai është gjithashtu aksionar në “kompani të shumta ruse me përfshirjen e anëtarëve të familjes Uss”, shtoi ajo./REL

Pas

Plani i ri i Charles Michel për të shkatërruar Von der Leyen: Jepini kryeministrit grek punën e saj

Para

Balluku dhe Kumbaro në Koman: Bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës për të ulur ndotjen në liqenet e kaskadës së Drinit

Para
Balluku dhe Kumbaro në Koman: Bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës për të ulur ndotjen në liqenet e kaskadës së Drinit

Balluku dhe Kumbaro në Koman: Bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës për të ulur ndotjen në liqenet e kaskadës së Drinit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sot pritet të mbyllet aksioni i shembjes së ndërtimeve pa leje në Theth! Kanë mbetur vetëm dy objekte

Lufta në Gaza vazhdon/ Ushtria izraelite: “Kemi shkatërruar 100 objektiva të Hamasit”

Lufta në Ukrainë, i dërguari special i Trump mbërrin në Kiev

Rrogozhinë/ Ndezi zjarr dhe për pasojë u dogjën qindra pemë ulliri, pemë frutore dhe 10 ha bimësi

Rama paralajmëron sistem të ri të furnizimit të naftës: Do sjellë kontroll të çmimit

Aksioni në Theth, Kryeministri Rama: Nuk do të ketë resorte turistike

“Nuk i thamë askujt na jep votën dhe ndërto pa leje”/ Rama reagon për Thethin: Nuk janë njerëz të shkretë, por…

Macron paralajmëron rritje të madhe të shpenzimeve për mbrojtjen e Europës

Rama mbledh sot deputetët e Tiranës, do raportojnë problematikat e evidentuara në terren! Në takim do jenë edhe drejtorët e bashkisë

Urdhri i ri: Deportime në vendet e treta brenda 6 orësh për emigrantët në SHBA

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.