Arrestohet shqiptari në Itali, i shpallur në kërkim për grabitje dhe rrëmbime. Mediat italiane bëjnë me dije se ai u arrestua në Vercelli, në një hotel, ku u kap në shoqërinë e një gruaje.
Shqiptari i vënë tashmë nën pranga nga oficerët e Skuadrës Speciale të Shtabit të Policisë Vercelli është përgjegjës për disa grabitje dhe rrëmbime personash, ndërsa media e huaj nuk jep të dhëna për identitetin e tij.