Cristiano Ronaldo pas pothuajse 1 dekadë në Madris me ‘Los Blancos’ vendosi që këtë sezon të transferohej në Itali tek Juventus.
Megjithatë mungesa e tij në ekip ndihet. Pas disa polemikave në distancë me mbrojtësin Sergio Ramos, për Ronaldon këtë herë kanë janë thurur elozhe nga Madridi.
Ka qenë mbrojtësi Marcelo, që ka bërë të ditur se skuadrës së tij i mungon prezenca e yllit portugez, Cristiano Ronaldos, pasi që ai konsiderohet si lojtari më i mirë në botë.
“Ronaldo është lojtari më i mirë në botë. Është e natyrshme që na mungon të luajmë me të, por edhe Bale dhe Benzema janë me të vërtetë të mirë”, ka thënë Marcelo.
“Nuk mund ta harrosh kurrë Cristianon. Ai ishte shumë i rëndësishëm për Real Madridin dhe shënoi shumë gola, dhe siç tha edhe Marcelo, ai është një nga sulmuesit më të mirë në botë, por ne duhet të fillojmë të mendojmë për një skuadër të ndryshme më lojtarë të ndryshëm”, shtoi ai. (B.H/Faxweb)