20:35 | 08/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Në një vend me 20 mijë studentë, për çfarë mburremi?”, Ndriçim Mehmeti analizon nisjen e vitit të ri akademik: Çelësat studentëve të mjekësisë, trajtim çnjerëzor

22:22 | 02/10/2023
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Në një vend me 20 mijë studentë, për çfarë mburremi?”, Ndriçim Mehmeti analizon nisjen e vitit të ri akademik: Çelësat studentëve të mjekësisë, trajtim çnjerëzor

Ndriçim Mehmeti

Eksperti i arsimit Ndriçim Mehmeti ishte i ftuar në Fax News këtë pasdite për të folur për nisjen e vitit të ri akademik. Me gazetaren Rovena Neziri, Mehmeti analizoi disa nga problematikat e këtij fillim sezoni.

Situata në këtë vit të ri është mjaft tronditëse kur sheh numrin e ulët të studentëve që kanë braktisur universitetet në rrethe. Gjithashtu edhe problematika e studentëve të mjekësisë të cilët nuk e dijnë se çdo të bëhet me to, pasi asgjë nuk është transparente.

Ndriçim Mehmeti: “Së pari sot ishte një ditë proteste për studentët e mjekësisë në të drejtën e tyre sepse ende nuk kanë marrë vesh çdo bëhet. I detyrove që të firmosin një deklaratë, është njësoj sikur unë dhe ju të firmosim një deklaratë që do të marrim një hyrje në një pallat është aq metër katror. Po sa është metri katror e vendos i zoti,po se kur nuk e dimë. Nuk dihet metodologjia, sa do caktohet, e di vetëm shteti.

Një rënie drastike në universitetet  e rretheve që rrezikojnë të mbyllin degë të tëra mësuesie:gjuhë frënge, matematikë, fizikë, kimi. Gjuhë të huaja në kuptimin studimit të albanologjisë. Kemi detyrim t’u japim mësim fëmijëve të pakicave kombëtare. Po mbyllet gjuha greke.  Nuk kemi ndihmës mësues. Kemi me ligj arsimin e detyruar, nuk ke mësues rrethesh. Po mbyllen rrethet”, tha Mehmeti.

Dështimi i sistemit arsimor që në klasat e ulëta bën që kur një 20-vjeçar shkon në shkollë të lartë të jetë pa perspektivë. Kjo reflektohet edhe në numrin e ulët të pjesëmarrjes këtë vit në universitet dhe zgjedhja e vazhdimit të studimeve jashtë vendit.

Ndriçim Mehmeti: Ça do t’i bëjë universiteti një 20-vjeçari. Ti shkon në universitet pa perspektivë, pa motivim, në një vend ku po braktiset. Në një vend me 20 mijë studentë, për çfarë mburremi. Po të isha ministër i Arsimit do rrija në zyrë sdo dilja fare. Do të ishte një moment reflektimi për mua. Cili është suksesi këtu?! Po shpopullohet po ikin. Sa maturantë do kemi? Pas 12 vjetësh do kemi jo më shumë se 12 mijë maturantë.

Çelësat studentëve të mjekësisë, trajtim çnjerëzor, ti hedhësh çelësat ashtu si një të burgosuri”, u shpreh Mehmeti.

Sipas Mehmetit zgjidhja duhet të fillojë që nga cikli i ulët i arsimit. Është e nevojshme që orari të jetë 8 me 4. Nuk është thjesht pasja e një diplome të shkollës së lartë që të bën njeri, pasi janë shumë profesione të domosdoshme që nuk ka më punëtorë dhe të rinj që duan t’i bëjnë këto punë. Pra duhet ndryshuar ky mentalitet dhe të përcillen vlera.

Ndriçim Mehmeti: Duhet të bëjmë një arsim 8 me 4, ku fëmijët të ushqehen, të kenë një çantë si gjithë të tjerët. Pastaj sa ecën dhe si ecën punë tjetër. Të kemi një qytetarë të mirë pastaj një shkencëtar do Zoti. Mësuesi duhet të qëmtojë çfarë aftësie ka nxënësi. Nuk është shkolla e lartë që të bën njeri, është edhe të qënit hidraulik, edhe të qënit menaxher lokali, edhe kuzhinier, edhe mekanik, edhe marangoz. Ta bësh atë të mendojë. Të iki mentaliteti i prindit që të jesh i suksesshëm të kesh shkollë të lartë. Është i suksesshëm kur është qytetar i mirë, kur arrin të mbajë veten e vetë, të nxjerrë të ardhura të mbajë në mënyrë të shëndetshme dhe të ndershme familjen e tij”, foli Ndriçim Mehmeti.

Etiketa: Ndricim MehmetiRovena Neziriviti akademik
Pas

Armando Broja shënon gol në rikthimin e tij si titullar me fanellën e Chelsea

Para

Eksodi nga Nagorno-Karabaku në Armeni përfundon, ndërkohë që Azerbaixhani shtrin kontrollin mbi rajonin

Para
Eksodi nga Nagorno-Karabaku në Armeni përfundon, ndërkohë që Azerbaixhani shtrin kontrollin mbi rajonin

Eksodi nga Nagorno-Karabaku në Armeni përfundon, ndërkohë që Azerbaixhani shtrin kontrollin mbi rajonin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Berisha: Asnjë votë për Tom Pazarin dhe partitë që thonë se nuk janë për rotacionin

“Koalicioni Euroatlantik baraz me luftë kundër korrupsionit të 7×7=313”, Basha në mbylljen e fushatës në Tiranë: Vota për numrin 4 është për t’i dhënë fuqi SPAK

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uron besimtarët katolikë për zgjedhjen e Papës së ri

Berisha: Rama erdhi me një thes me rrena dhe mendoi se mund të rrejë shkodranët! Fyerjet e tij i përdor Maduro i Venezuelës

Berisha uron Papën e sapozgjedhur: Le t’i urojmë ne sukseset më të mëdha në misionin e tij hyjnor

Robert Francis Prevost, kush është Papa i ri që u zgjodh nga 133 kardinalët në krye të Vatikanit

Dom Gjergj Meta, ka uruar Papën e ri të Vatikanit, Leoni XIV

Robert Francis Prevost është zgjedhur Papa i ri, do të mbajë emrin Leoni XIV

Zgjidhet Papa i Ri, tym i Bardhe nga Vatikani, 133 kardinalet zgjedhin drejtuesin e Kishes Katolike

6 ditë nën masivin e kromit, vijojnë kërkimet për 29 vjeçarin Ardit Beshiri, gjenden disa rroba

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.