Ditën e djeshme ish-deputeti i PS-së Alfred Peza u rikthye në qendër të vëmendjes për shkak të nisjes së procedimit penal ndaj tij nga ana e Gjykatës së Krimeve të Rënda.
Kjo nuk e ka penguar aspak Pezën që në mbrëmje të jetë në një studio televizive dhe të kritikojë ish-qeverinë e tij.
Ai u shpreh se në këto 5 vite qeverisje, Rama nuk bëri asgjë për të përfunduar rrugën Tiranë-Elbasan.
Sipas tij këtu ka një kulturë shumë të keqe, që bëhen gjyqe publike, dhe më pas prishen edhe hetime.
“Partia Socialiste ka dështuar me rrugën Tiranë-Elbasan. Ka një kulturë që këtu të bëhët gjyqi publik, këtu dalin në TV, këtu bëhet zhurma, dhe prishen edhe hetime.
Nëse ka një dështim të Partisë Socialiste, nga 2013 e deri më sot, është rruga Tiranë-Elbasan. Ky është dështim, pra katër vjet mos të përfundosh një gjë, mirë apo keq PD, e bëri edhe tunelin edhe pjesën tjetër. Kjo ka një përgjegjësi, por duhet të ketë një pergjegjësi juridike për këtë rrugën”, u shpreh Peza.
(E.K/FAXWEB)