Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kuçovë, ku një grua 40-vjeçare ka varur veten në banesën e saj, për shkak të kushteve të vështira në të cilën gjendej familja e saj.
Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se viktima është Zamira Sefa, nënë e e dy fëmijëve, e cila është gjendur e vetvarur në banesë e saj nga bashkëshorti i saj.
Burime të morgut Berat bëjnë me dije se ka mbërritur në orët e para të mëngjesit të sotëm trupi i pa jetë i 40-vjeçares nga Kuçova.
Ekspertiza nga mjeku ligjor pohon se nuk ka shenja dhune por është vetvarur për arsye që ende nuk dihen. Familja jetonte në kushte të varfërisë ekstreme, e cila mendohet që ka qënë një nga shkaqet ka çuar nënën e dy fëmijëve të marri këtë vendim.
Në këto ditë kur kriza po thellohet gjithnjë e më shumë për shkak të masave të ndërmarra për parandalimin e përhapjes së koronavirusit COVID-19, qytetarët shprehen se dalin nga banesa pasi nuk kanë mundësi të sigurojnë as bukën e gojës.
Përditë shohim në Tv të moshuar e shumë të tjerë që deklarojnë se nuk kanë as bukë dhe asnjë mjet jetese, ndërsa shumë të tjerë nuk kanë as mundësi që ta ngrenë zërin.
Ndërkohë që kryeministri i vendit që e ka vetëquajtur veten “babai i Kombit”, del çdo ditë në media dhe përsërit se “nuk ka vdekur dhe nuk vdes njeri për bukë”…