Në puntatën e sotme të emisioni t “ngA Kalaja”, tema kryesore ishte vizita e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe samiti i sotëm për Ukrainën.
Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dritan Goxhaj e hapi opinionin e tij me një shprehje të Jul Cezarit: “Veni, vidi, vici”.
Kësaj shprehje, ai i shtoi dhe një “v” tjetër, atë të presidentit serb Vuçiç. Goxhaj tha se Vuçiç erdhi, pa dhe u largua furishëm, duke dhënë dhe një deklaratë në gjuhën serbe, përpara gazetarëve serb. Vuçiç, nëpërmjet deklaratës së tij, nuk la pa përmendur qëllimet e përhershme të Serbisë për të mos njohur Kosovën.
Goxhaj u shpreh në mënyrë kritike ndaj qeverisë, duke thënë se presidenti ukrainas erdhi dhe u turpërua.
“Shqipëria tregon që është një vend i dështuar. Rama e ftoi mikun dhe e turpëroi. Zelensky kërkoi 2 gjëra: E para, armatime dhe municione dhe e dyta, mbështetje politike për ta konsideruar Rusinë si shtet agresor. Qeveria shqiptare nuk nguli këmbë për asnjërën. Shqipëria pranoi të bënte atë që donte Serbia. Nuk ka dështim më të madh”, tha Goxhaj.