Ish-Kryeministri Sali Berisha ka mbajtur takimin e dytë në kuadër të iniciativës për referendum brenda Partisë Demokratike, që synon shkarkimin e Lulzim Bashës nga kreu i PD-së.
I ndodhur mes demokratëve të Fierit, Sali Berisha ka kërcënuar Bashën, duke i thënë se duhet të shkojë andej nga erdhi dhe se forumet e partisë do mblidhen, pavarësisht se kreu i PD-së e ndaloi këtë gjë .
“Miq! Edhe njëherë dua të shtoj se ky entuziazmi juaj është energjia e rikthimit të opozitës në vend dhe e vlerësoj jashtë mase. Lul Basha, ‘Peng’ Basha do të jetë mirë të shkojë andej nga erdhi. Nuk j aka bërë askush partisë atë që j aka bërë ai. “, tha Berisha.
Ish-Kryeministri u shpreh ndër të tjera, se pasi forumet të mblidhen do të vendoset në statut që kushdo kryetar që guxon të marrë vendime jashtë kompetencave të tij, do të shkarkohet direkt dhe posti do t’i kalojë ose nënkryetarit ose Sekretarit të Përgjithshëm.
“Forumet do mblidhen. Lëri ato. Do vendosë që ccdo kryetar që i lejon vetes të marrë vendime që janë të forumeve, është i shkarkuar dhe funksioni i kalon nën-kryetarit apo Sekretarit të Përgjithshëm. Kjo është demokracia. Do sanksionohet në statut. Merre vendimin, por nuk je më. Do thërrasim referendumin”, deklaroi Berisha.
Ish-lideri historik i PD-së kishte një thirrje dhe për deputet demokratë , të cilëve iu kërkoi që të mos pranojnë kurrsesi vendimet e imponuara nga dyshja Rama-Basha.
“Thirrje deputetëve të PD-së. Grupi parlamentar është institucion themelor. Asnjë lloj bashkëpunimi të diktuar nga Rama-Basha mos pranoni, sepse ne jemi në proces. Tu pyesim ju, të shprehni ju vullnetin tuaj , për qëndrimet tona dhe pastaj të ecim. Miqtë e mi deputetë. Asnjë lloj vendimi të Lulzim bashës për të shkelmuar PD-në me Edi Ramën mos pranoni. Për të tjerat shprehni mendimet tuaja lirshëm dhe unë ju respektoj”, theksoi Berisha.
Akuzat për Ramën nuk munguan as këtë herë. Berisha e nisi takimin me demokratët e Fierit duke u shprehur se Edi Rama është kryeministri më tradhëtar pas diktatorit Enver Hoxha. (Lexo edhe)
Akuzat vazhduan më tej me Bashën, për të cilin tha se i ka ngulur thikën pas shpine demokratëve me urdhdër të Ramës, si dhe e akuzoi se në bashkëpunim me Ramën luftoi kundër LSI-së.
“Këto janë ditët më të vështira për Shqpërinë në 30 vite. Më shumë për faktin se sot, duke marrë peng kreun e opozitës, Edi Rama i futi një thikë pas shpinë PD-së, me dorën pengur të Lulzim Bashës“, u shpreh Berisha.
Nje detaj qe u vu re nga mbledhja e ish-Kryeministrit me demokratet e Fierit ishte fakti qe kishte nje renie ne numer te te pranishmeve ne takim, po ta krahasojme me mbeshtetjen e madhe qe u vu re ne Tirane.
(E.H/Faxweb.al)