02:37 | 19/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Nga Vlora në Kore për azil, njihuni me historinë e jashtëzakonshme të 26-vjeçarit: Më përndjek mafia!

09:12 | 03/12/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nga Vlora në Kore për azil, njihuni me historinë e jashtëzakonshme të 26-vjeçarit: Më përndjek mafia!

Orion Delaj është 26-vjeçari nga Vlora, i cili ka tërhequr vëmendjen e mediave koreano-jugore për shkak të historisë së tij të largimit nga Shqipëria dhe vendosjes në Seul.

Orioni është larguar nga Shqipëria për shkak të frikës nga hakmarrja duke iu referuar kodit të Kanunit, dhe ka nisur një jetë minimaliste në Korenë e Jugut, me shpresën e marrjes së një azili.

I riu shqiptar jeton në një dhomë në Seul, e cila ka vetëm një krevat dhe një tavolinë, dhe çdo ditë ai shkon në kursin e gjuhës, në mënyrë që të integrohet sa më shpejt në shoqërinë vendase.

“Unë nuk mund të bëj asgjë, thjesht endem dhe përpiqem të takoj njerëz të mirë”, thotë Delaj, i cili erdhi në Kore dhe aplikoi për statusin e refugjatit në nëntor 2017, por nuk ka marrë ende ndonjë telefonatë që prej asaj kohe.

Çdo mëngjes 26-vjeçari zgjohet me pasigurinë e të ardhmes. “E dija që jeta ime në Kore nuk do të ishte e lehtë”, thotë Delaj, megjithëse prindërit i dërgojnë para ndonjëherë dhe duan që ai të largohet nga Koreja. “Por problemi është se kjo (mënyra e jetës) nuk është njerëzore”.

Ai nuk e di se çfarë do të bënte nëse kthehej në Shqipëri. “Çfarë bëj atje, nuk ka të ardhme për mua, nuk ka asgjë tjetër, jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë Evropën”.

Pse u largua Orion Delaj nga Shqipëria, si nisi historia e hakmarrjes:

Orion Delaj i frikësohet kthimit në Europë pasi ka marrë kërcënime me vdekje në Shqipëri nga mafia. Gjithçka lidhet me një konflikt që familja e tij pati një tjetër përpara një dekade. Por kjo histori nuk mbaron asnjëherë dhe hakmarrja po i kalon brezave. Fillimisht është vrarë në Spanjë xhaxhai Elidon Delajt në Shtator 2006.

Policia spanjolle tha se ky rast kishte të bënte me trafikun e drogës në Iberian Peninsula, që çoi në një vrasje mafioze. Në shtator 2012 kushëriri i Orionit i quajtur Amarildo Delaj, u vra përpara lokalit të tij në Vlorë pasi u qëllua me më shumë se 10 plumba. Orion Delaj thotë se këto dy vrasje kanë të bëjmë me gjakmarrje në bazë të Kanunit.

“Unë erdha në Kore t’i shpëtoj Kanunit”,- thotë Orioni, prindërit e të cilit dhe dy motrat jetojnë në Itali.  “Nuk ka rëndësi”,-shpjegon ai sa vite kanë kaluar apo kush je dhe ku je ti. “Ata njerëz do të gjejnë ty. Ky është një realit i trishtuar i vendit tim”.

Delaj i ka treguar autoriteteve koreane se qeveria shqiptare e di kush janë vrasësit dhe çfarë ata bëjnë, por ata janë një mafie e vërtetë që korrupton qeverinë dhe gjyqtarët. Orion Delaj ka shpjeguar përse zgjodhi Korenë për të kërkuar azil.

“Unë mund të kërkoja azil në Gjermani, Norvegji, Suedi apo Finlandë por nuk shkova në asnjë nga këto vende. Erdha këtu sepse u ndjeva i sigurtë”,- ka thënë ai.

(E.K/FAXWEB.AL)

 

Pas

Fuqia e rrjeteve sociale/ Humbën unazën e fejesës gjatë propozimit, policia në kërkim të çiftit britanik për t’ia rikthyer

Para

‘’Bunker mbi rrota”, njihuni me supermakinën e Vladimir Putinit. Arabët të fiksuar pas saj, duan t’ia blejnë (Video)

Para
‘’Bunker mbi rrota”, njihuni me supermakinën e Vladimir Putinit. Arabët të fiksuar pas saj, duan t’ia blejnë (Video)

‘’Bunker mbi rrota”, njihuni me supermakinën e Vladimir Putinit. Arabët të fiksuar pas saj, duan t’ia blejnë (Video)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli vret 69 palestinezë në Gaza, përfshirë 29 pranë kamionëve me ndihma

Parlamenti Europian kërkon zgjatje të afatit për planin post-pandemik prej 650 miliardë eurosh

Kupchan: Trump do t’i kthehet ballkanit si shpëtim për dështimet në lindjen e mesme dhe ukrainë

SHBA gati për veprim ndaj Iranit: Pentagoni mbështet çdo vendim të Trump

Irani Kufizon Internetin Kombëtar për Shkaqe “Sigurie”, Ndërprerje Pothuajse e Plotë në Shkallë Vendi

Ushtria amerikane do të veprojë sipas çdo urdhri të Trumpit për Iranin, deklaron Hegseth

Izraeli njofton goditjen e mbi 1100 objektivave në Iran që nga e premtja

Itali: Marsh për shqiptaren e vrarë nga ish-bashkëshorti, këshilltarja rajonale përkujton me të birin

Vuçiç sfidon Kosovën dhe BE-në: “Koha po ndryshon, ne do të fitojmë betejën”

Shumica e amerikanëve nuk duan SHBA-të në një konflikt tjetër, thotë senatori demokrat

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.