23:41 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ngjarja e rëndë në Tiranë, drejtori i ISHP: Tani e mësova, nuk kam dijeni për… Reagon me urgjencë edhe Sindikata

15:49 | 16/08/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
E rëndë në Tiranë, bien nga skela 4 punëtorë

Pamje nga vendngjarja

Drejtori i Inspektoriatit Shtetëror të Punës, Arben Seferi në një lidhje telefonike për Fax News ka deklaruar se ka vetëm dy minuta që e ka marrë vesh dhe se është nisur drejt vendit të ngjarjes së rëndë ku gjatë një incidenti në punë, u  plagosën rëndë 3 persona si dhe dy të tjerë kanë mbetur nën rrënoja nga ku është bërë e mundur nxjerrja e njërit prej tyre nga rrënojat ndërsa po punohet për nxjerrjen e trupit tjetër.

Ai tha se nuk ka aktualisht informacione nëse punëtorët kanë qenë të siguruar apo nëse vendi ku ata punonin i plotëson kushtet teknike.

Ndërkohë, Konferderata e Sindikatave të Shqipërisë, ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë ku është shprehur se mungesa e kushteve teknike në punë ka shkaktuar tragjedinë e radhës.

Sipas kësaj sindikate, punonjësit janë rrëzuar nga skela dhe janë dërguar me urgjencë në spital ku dy prej atyre qe kane mbijetuar ndodhen në gjendje të rëndë ku shkak i aksidentit sipas saj, kanë qenë mungesa e kushteve teknike në punë, ndërsa shton se Inspektoriati i Punës është ende me pushime.

“Mungesa e kushteve te sigurise teknike ne pune per pak shakton tragjedine e radhes.Kater punonjes ndertimi qe po punonin per rikonstruksionin e nje fasade ne nje pallat ne rrugen Faik Konica jane rrezuar nga skela. Ata jane derguar me urgjence ne spital dhe gjendja e tyre paraqitet e rende. Shkak i aksidentit eshte mungesa e sigurise teknike ne pune. Ky aksident ne pune ka ndodhur vetem pak metra larg Inspektoriatit Punes qe ende eshte me pushime.

Konfederata e Sindikatave kerkon zbardhjen e ngjarjes dhe ndeshkimin e fajtoreve dhe sherim te shpejte te lenduareve”, shprehet Konfederate.

Ndërsa në një lidhje telefonike për Fax News, kryetari i saj, Kol Nikollaj u shpreh se kjo është një ngjarje e rëndë dhe e patolerueshme nga ana e Inspektoriatit të Punës që sipas tij, pavarësisht ngjarjeve të tilla të herëpashershme, nuk ka marrë asnjë masë për sigurinë fizike në punë.

Nikollaj hodhii akuza edhe ndaj qeverisë shqiptare dhe konkretisht ndaj zv.kryeministrit, Erion Braçe duke argumentuar se është ai autoriteti i drejtëpërdrejtë lidhur me sigurinë në punë.

Ngjarja e rëndë që tronditi kryeqytetin ka ndodhur vetëm disa minuta më parë në rrugën “Faik Konica”, ku u plagosën rëndë tre punëtorë të cilët janë dërguar në spital, një tjetër sapo është nxjerrë I pajetë nga rrënj=ojat ndërsa burime për Faxweb.al raportojnë se edhe një person tjetër ndodhet po nën rrënoja dhe po punohet për nxjerrjen e tij, ndërsa nuk dihet nëse është gjallë apo jo.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: arben seferikol nikollajkonfederata e sindikatave te shqiperisetragjedia ne tirane
Pas

Detaje të reja/ Bien nga skela e një pallati në Tiranë disa punëtorë, njëri ende nën rrënoja

Para

Flokët lejla?! 10 ide që do t’i kopjoni sa hap e mbyll sytë!

Para
Flokët lejla?! 10 ide që do t’i kopjoni sa hap e mbyll sytë!

Flokët lejla?! 10 ide që do t’i kopjoni sa hap e mbyll sytë!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Fier/ Aksident i rëndë me të mitur, 15-vjeçari del nga rruga me makinë – tre të plagosur

Ambasadori i Azerbajxhanit viziton Bibliotekën “Dritëro Agolli” në Fier

Ministri francez: Presim që Irani të pranojë dialog me SHBA-të

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani: Do shqyrtojmë diplomacinë, pasi Izraeli të ndalojë sulmet

Sulmi kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë, reagon AKSK: Janë marrë masa për garantimin e sigurisë

Të shtëna mbi civilët gjatë shpërndarjes së ndihmave, 35 të vrarë në Rripin e Gazës

Ministri i Jashtëm gjerman: Të shmangim përshkallëzimin në rajon, SHBA të përfshihen në negociata

Policia shpëton dy peshkatarë në Pogradec, varka rrezikohej nga kushtet atmosferike

Matura 2025: Publikohen notat e Gjuhës shqipe, kalojnë mbi 98% e maturantëve

Tabaku: Shqipëria ka paga afrikane dhe çmime europiane – Ky realitet duhet ndryshuar!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.