Ky mund të konsiderohet një nga áksidentet më të tmèrrshme në punë. Një punëtor kinez ndërtimi u rrëzua, teksa dy shufra hekuri iu ngulën njëra në pjesën e qafës dhe tjetra në gjoks.
Ngjarja e tmèrrshme ndodhi në provincën Jiangsu të Kinës Lindore. Burri mbijetoi pasi të dy polet nuk kishin prekur organet e tij vitale dhe enët kryesore të gjakut, sipas shpëtimtarëve.
Áksidenti ndodhi në një kantier ndërtimi në Rugao, rreth orës 7:30 të mëngjesit, më 27 korrik. Besohet se punëtori, i cili mbetet i paidentifikuar, kishte rënë në themelin e një ndërtese, e cila është rreth katër metra nën tokë.
Pasi u dërgua në spital, mjekët hoqën me sukses shufrat. Burri është në një gjendje të qëndrueshme, sipas brigadës së zjarrfikësve.