Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla i kundërpërgjigjet ish-kryeministrit Sali Berisha, lidhur me deklaratën se tarifat e studentëve gjatë vitit 2016-të janë rritur me 247%.
“Me keqardhje dhe trishtim lexova edhe një tjetër postim të gënjeshtërt të z. Berisha për tarifat Universitare. Sa herë mendoj që një burrë në moshën e tij nuk mund të bie kaq poshtë me gënjeshtra, shumfish ia del të na bindë çdo herë që fundi nuk ka fund.
E nuk ka ligshtim më të madh kur mendon që ky njeri ka drejtuar për kaq vite fatet e vendit.”, shprehet Nikolla.
Më tej ministrja publikon disa tabela, që pasqyrojnë tarifat e studentëve të Universitetit të Tiranës, përgjatë tre viteve të fundit.
“E VËRTETA – Me fakte, shifra, e zeza mbi të bardhë. Tarifat e Universiteteve, NUK janë rritur me ligjin e ri dhe as NUK do të rriten këtë vit, siç z. Berisha fantazon.
Më poshtë, jo për të, por në respekt të çdo studenti e prindi po publikoj tabelat e tarifave 2014-2015-2016-2017 për Universitetin e Tiranës. Do të vijojmë të bëjmë publike tarifat për të gjitha programet e studimit në universitetet publike dhe kushdo mund të dallojë qartësisht të vërtetën dhe të tregoj me gisht gënjeshtarin.”, vazhdon më tej Nikolla. (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1576″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]
Discussion about this post