Pas garës të zhvilluar për Këshillin e Lartë të Prokurorisë ku prokurorët u vunë në garë për t’u bërë anëtarë të këtij institucioni, ka nisur gara për Këshllin e Lartë Gjyqësor.
Mësohet se përmes formularëve të bërë publikë, administrata e Gjykatës së Lartë u ka kërkuar të interesuarve që të aplikojnë për t’u bërë anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Aplikantët që do të përzgjidhen nga ky proces do të bëhen pjesë e strukturave të reja të drejtësisë. Pavarësisht se nuk është zbardhur ende vendimi i argumentuar i Gjykatës Kushtetuese, nuk pengohet aplikimi i gjyqtarëve për t’u bërë anëtarë të KLGJ-së. (XH.A/SHUPLAKA)