Fax News informon se në mbledhjen e para pak minutave të grupit parlamentar dhe kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike, ka ardhur edhe vendimi i paralajmëruar mbrëmjen e djeshme në mbledhjen e përbashkët të frontit opozitar.
Mosbindaj civile do të nisë ditën e enjte. Ky është vendimi unanim i demokratëve nga selia blu.
Burime të Fax News bëjnë me dije se Partia Demokratike është duke organizuar strukturat për bllokimin e disa rrugëve kryesore. Mësohet se do të bllokohen akset nacionale që lidhin kryeqytetin me Vorën, Rrogozhinën dhe Elbasanin.
Nga mbledhja në selinë e PD, kreu Lulzim Basha u ka kërkuar strukturave që të nisë ndërgjegjësimi i biznesit për mospagimin e taksave.
(E.L/Faxweb)