21:14 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Një ditë pasi Fatmir Xhafaj tha se ishin zbuluar grupet kriminale, Fieri tronditet nga atentati mafioz (Deklarata)

10:17 | 22/04/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Një ditë pasi Fatmir Xhafaj tha se ishin zbuluar grupet kriminale, Fieri tronditet nga atentati mafioz (Deklarata)

Jo më larg se mbrëmjen e djeshme qyteti i Fierit u trondit nga një atentat mafioz në një nga lagjet më të populluara të tij. Objektivi i këtij atentati ishte Ervin Memo, 38-vjeç një ish-emigrant në Greqi, që tashmë merrej me vreshtari në një fshat pak kilometra larg qendrës së Fierit.

Deri më tani e vetmja pistë që ka dalë në media është ajo e konflikteve për pronën. E megjithatë nga Policia ende nuk ka një deklaratë zyrtare në lidhje me shkaqet që kanë çuar në këtë atentat të rëndë, dhe as me personat e dyshuar.

Ky atentat në Fier vjen vetëm dy ditë pas vizitës së qeverisë Rama në këtë qytet, nga ku ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj u shpreh se grupet kriminale ishin identifikuar dhe tashmë mbetej vetëm goditja finale e tyre.

‘’Sot që po flasim në shkallë vendi ne kemi goditur 7 grupe të tilla kriminale si dhe për një pjesë të konsiderueshme të tyre kemi nisur hetimin pasuror të grupeve kriminale.

Ky është një problem që nuk është vetëm në disa pjesë të territorit sigurisht, por në Fier dhe Lushnje gjithashtu ka disa probleme të kësaj natyre. Ka disa element, ka disa individë, por edhe grupe kriminale të cilët kanë guxuar të përballen jo në pak raste edhe me policinë.

Ne jemi të angazhuar fort sëbashku me Prokurorinë në një proces hetimi ndaj këtyre grupeve kriminale. Kemi goditur disa prej tyre dhe shumë shpejt do të shikoni rezultate konkrete edhe në Fier edhe në Lushnje ku ka pasur edhe ka dukuri të kësaj natyre’’, u shpreh Xhafaj dy ditë më parë.

Nuk dihet nëse ministri Xhafaj në deklaratën e tij i referohej dhe grupeve kriminale të minave me telekomandë, që për pak sa nuk i morën jetën të riut në Fier.

Kjo nuk është e para deklaratë e këtij lloji që bëhet nga ana e Xhafajt që kur ka nisur operacioni ‘’Forca e Ligjit”, e megjithatë në shumë qytete të vendit nuk kanë munguar sërish aktet e rënda kriminale.

Kujtojmë se vetëm në Fier qytetari Agur Vrenozi u vra për shkak se ndërhyu për të ndaluar grabitjen e një biznesi, një 20-vjeçar u vra në tentativë grabitjeje nga ana e Policisë, dhe miku i tij u plagos, apo rasti kur një breshëri plumbash u shkrep në drejtim të lokalit të një personi me precedentë të rrezikshëm penal, për të mos përmendur dhjetra ngjarje të tjera në të gjithë vendin.

Në kohën kur Policia dhe Ministria e Brendshme raportojnë skedulimet e grupeve kriminale,  vetë krimnelët vazhdojnë ‘’punën” e tyre, duke shkaktuar jo pak herë viktima, tmerr dhe terror.

(E.K/Faxweb.al)

https://www.youtube.com/watch?v=F6Xuw9oRVxM

Pas

Foto/ Ilir Meta shfaqet krah së bijës dhe bën një apel të fortë

Para

Zbardhet dëshmia në Polici e Kastriot Gjuzit: Nuk kam lidhje me vrasjen e Majollarit, pse u ndodha pranë vendngjarjes

Para
Zbardhet dëshmia në Polici e Kastriot Gjuzit: Nuk kam lidhje me vrasjen e Majollarit, pse u ndodha pranë vendngjarjes

Zbardhet dëshmia në Polici e Kastriot Gjuzit: Nuk kam lidhje me vrasjen e Majollarit, pse u ndodha pranë vendngjarjes

Discussion about this post

 



Të Fundit

6 objekte arsimore në Kurbin të përfunduara falë Programit “EU4Schools”

Aksident në aksin Pukë–Shkodër, plagosen dy persona

Erdogan i ashpër me Netanyahun dhe qeverinë e tij

Itali/ Gjashtë kilogramë kokainë të fshehur në makinë, arrestohet 31-vjeçari shqiptar

Vijojnë tensionet e ashpra mes dy vendeve, avionët luftarakë izraelitë godasin objektiva ushtarake në Iranin jugperëndimor

Pirro Vengu në Shkodër: Forcim i zinxhirit të reagimit ndaj emergjencave dhe plan për Qendrën Rajonale të Emergjencave Civile

Bjellorusi/Sergei Tikhanovsky, lideri i opozitës, lirohet nga burgu

Media ndërkombëtare: Truproja personal i Nasrallahut eliminohet nga një sulm izraelit

Lufta në Lindjen e Mesme, rebelët Houthi kërcënojnë se do të sulmojnë anijet amerikane

Ndahet nga jeta gazetari dhe mësuesi i njohur në Korçë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.