04:51 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Një dozë e vetme ndalon zhvillimin e COVID-19”, studiuesit australianë zbulojnë ilaçin që jep efeket brenda 48 orëve!

17:43 | 05/04/2020
në Aktualitet, Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Një dozë e vetme ndalon zhvillimin e COVID-19”, studiuesit australianë zbulojnë ilaçin që jep efeket brenda 48 orëve!

Komuniteti shkencor ndërkombëtar është futur në një garë për të gjetur një kurë për koronavirusin. Edhe pse zbulimi i një vaksine do të marrë kohë, siç pranojnë shumica e ekspertëve, përpjekjet janë duke u intensifikuar në provat klinike të barnave ose një kombinim të barnave, që tashmë janë në treg.

Në këtë kontekst, studiuesit australianë nga Universiteti i Mona në Melbourne, arritën që nëpërmjet provave në laborator të vrasin koronavirusin me ilaçin ‘Ivermectin’ jo më shumë se brenda 48 orëve.

‘Ivermectin’ është një ilaç antiparazit, i cili tregtohet në të gjithë botën dhe përdoret gjerësisht për të luftuar morrat e kokës.

Në studimet e kryera studiuesit arritën të provojnë se një dozë e vetme e ‘Ivermectin’ është e mjaftueshme për të ndaluar zhvillimin e virusit SARS-CoV-2.

Sipas drejtuesit të ekipit hulumtues në Institutin e Kërkimeve Biomjekësore në Universitetin e Mona, Dr. Kylie Wegstaff u zbulua se një dozë e vetme e ‘Ivermectin’ hiqte të gjitha viruset e ARN (acidit Ribonukleik), domethënë, i gjithë materiali gjenetik i virusit u hoq në 48 orë, ndërsa ulje të ndjeshme pati pas 24 orësh.

Edhe pse nuk dihet saktësisht si funksionon ‘Ivermectin’ në virus, ilaçi duket se është në gjendje të shtypë aftësinë e këtyre qelizave të rrezikshme për t’u përhapur dhe zhvilluar në trupin e njeriut.

Në fakt, ekspertët thonë se disa viruse të ARN-së përdorin mekanizmin e transportit të një qelize për të dërguar një proteinë në bërthamën e së njëjtës qelizë, në mënyrë që të bllokojnë sistemin imunitar të trupit të njeriut në luftën kundër viruseve.

Shkencëtarët besojnë se ‘Ivermectin’ parandalon procesin e zhvillimit dhe lufton mbrojtjen e virusit COVID-19.

Hapi tjetër për studiuesit tani është përcaktimi i dozës që do të konsiderohet e sigurt për njerëzit.

“Sidoqoftë, para se ilaçi të përdoret nga mjekët për të luftuar koronavirusin, duhet të kalojë në fazën e provave para-klinike tek njerëzit, kështu që financimi do të jetë i nevojshëm”, tha Dr Wegstaff, duke shtuar se “provat do të fillojnë, në rastin më të mirë, pas një muaji”. 

“Në kulmin e pandemisë ku po jetojmë, ku nuk ka një trajtim të aprovuar, një ilaç që tashmë është në treg mund të ndihmojë njerëzit më shpejt”, tha ajo, duke shtuar se “është ndryshe të shohësh rezultatet përmes procedurave laboratorike dhe tjetër gjë kur njerëzve u jepet ilaçi ”.

‘Ivermectin’ është një ilaç i njohur tashmë nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA (FDA) dhe përdoret gjithashtu për të trajtuar në mënyrë efektive viruse të tjera, duke përfshirë HIV, virusin Zika dhe gripin.

Rezultatet e studimit, të kryera nga Instituti i Kërkimeve Biomjekësore të Universitetit të Mona në bashkëpunim me Institutin e Infeksioneve dhe Infeksioneve Peter Doherty, u botuan në revistën prestigjioze mjekësore Antiviral Research.

Ministrja e Shëndetësisë së Victorias, Jenny Mikakou, e cila është me origjinë greke iu referua çështjes, duke thënë se do të ishte “vdekjeprurëse” për qytetarët që të gëlltisin ilaçin për morrat.

“Ne kemi parë njerëz jashtë vendit që kanë qenë të informuar për studime të ngjashme dhe kanë marrë ilaç që nuk duhet ta merrnin, duke rezultuar në vdekjen e tyre,” tha ajo.

Ajo i ka kërkuar qytetarëve që të mos e marrin këtë ilaç, përveç rasteve kur do ta përdorin për morrat në kokat e fëmijëve.

“Nuk ka asnjë arsye për të blerë këtë trajtim morrat, nëse nuk do ta përdorni atë në flokët e fëmijëve tuaj.”

Raportoi lajmin korrespondenti i medias greke ‘Zougla’ nga Melbourne, Dimitris Matheas

Pas

Probleme riatdhesimi në kufi, reagon Meta: Të respektohen kushtet e urgjencës dhe të domosdoshmërisë

Para

“Shtoni numrin e testimeve”, Basha tregon katër benefitet e kësaj mase që duhet marrë tani

Para
“Të flas nga mëngjesi në darkë broçkulla”, Rama publikon videon dhe tallet keq me Bashën: Jam dakord me ty

"Shtoni numrin e testimeve", Basha tregon katër benefitet e kësaj mase që duhet marrë tani

Discussion about this post

 



Të Fundit

Fier/ Aksident i rëndë me të mitur, 15-vjeçari del nga rruga me makinë – tre të plagosur

Ambasadori i Azerbajxhanit viziton Bibliotekën “Dritëro Agolli” në Fier

Ministri francez: Presim që Irani të pranojë dialog me SHBA-të

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani: Do shqyrtojmë diplomacinë, pasi Izraeli të ndalojë sulmet

Sulmi kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë, reagon AKSK: Janë marrë masa për garantimin e sigurisë

Të shtëna mbi civilët gjatë shpërndarjes së ndihmave, 35 të vrarë në Rripin e Gazës

Ministri i Jashtëm gjerman: Të shmangim përshkallëzimin në rajon, SHBA të përfshihen në negociata

Policia shpëton dy peshkatarë në Pogradec, varka rrezikohej nga kushtet atmosferike

Matura 2025: Publikohen notat e Gjuhës shqipe, kalojnë mbi 98% e maturantëve

Tabaku: Shqipëria ka paga afrikane dhe çmime europiane – Ky realitet duhet ndryshuar!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.