Gazetari Aulon Kalaj ishte i ftuar në Fax News ku gjatë bisedës me gazetarin Enea Meksi ka folur mbi menaxhimin e situatës së koronavirusit.
Ai e vuri theksin tek masat që po merren nga qeveria duke thënë se ” ne mund të marrim masa më mirë se Italia, kjo nuk ka shans të ndodhë, ajo që mund të themi është se nuk mund të bëjmë të njëjtat gabime si të Italisë.
Nuk luftohet koronavirusi me propagandë pasi nuk është e njëjta gjë si me gënjeshtren e mbjelljes së pemëve.
Nuk është rasti që qeveria të viktimizohet, sot është koha që të jemi të gjithë bashkë.
Duhet që edhe mendimi i opozitës të dëgjohet pasi edhe ajo ka ekspertët dhe specialistet e saj që janë akoma në punë në spitale.
Unë mendoj se masa e anullimit të fluturimeve ishte e vonuar pasi Italia është e shteti i dytë pas Kinës nga numri i të prekurve“.
Sa i përket masave të marra në dogana, Kalaja tha se kishte kaluar vetë në doganën e Hanit të Hotit dhe nuk ka parë asnjë mjek që bën kontrolle.
“Nuk mund të anashkalohej një gjë e tillë me një mjek dhe pesë fotograf, këtu ka një absurd aq sa edhe vetë dogana e Hanit të Hotit përgenjeshtroi qeverinë për lajmin e hyrjes së përsonave të infektuar.
Masat duhet të jenë masa zinxhirë jo vetëm të mbyllësh shkollat“, -tha ndër të tjera gazetari Kalaja
https://www.facebook.com/faxnewslive/videos/658178271614916/?t=1361