Kantautori i njohur Stine, ka festuar sot një mujorin e lindjes së vajzës së tij Estia. Graciela partnerja e Stines në këtë ditë të veçantë ka postuar një foto të vogëlushes duke i uruar jetë të shëndetshme e të lumtur.
Stine dhe partnerja e tij kanë më shumë se 5 vjet lidhje dashurie me njëri tjetrin dhe bashkëjetojnë në Tiranë.
Graciela është gjithashtu këngëtare.
“Sot gjithçkaja ime, Estia ime e bukur, bën një muaj. Mami e uron të bëhet edhe 100 vjeçe! Të ketë shëndet e jetë të gjatë e të lumtur pranë familjes! O Zot, faleminderit për këtë dhuratë kaq të çmuar! Zoti të bekoftë, bija ime!”, shkruan këngëtarja në Facebook.