Portieri Danijel Subasic ka njoftuar tërheqjen e tij nga përfaqësuesja kroate.
33-vjeçari ka qenë një nga heronjtë e Kroacisë finaliste, sidomos gjatë fazës së nokautit duke ndihmuar ekipin e tij gjatë goditjeve të penalltive ndaj Danimarkës dhe Rusisë.
“Doja t’i jepja fund karrierës sime me kombëtaren me fitoren e titullit. Mbase mund të kisha luajtur edhe katër vite të tjera, por do të kishte qenë e tepërt. Ka ardhur koha, të largohem pas 10 viteve.” shprehet lojtari që ka veshur 44 herë fanellën e Kroacisë.
Gjatë ditëve të fundit, edhe Mario Mandzukic dhe Vedran Corluka kanë shpallur tërheqjen e tyre nga kombëtarja.
(M.Q/Faxweb)