338 persona i janë drejtuar në Spitalit te Traumës për të marrë ndihmë mjekësore, si pasojë e tërmetit të fuqishëm që shkundi vendin e la pas shumë viktima e të lënduar.
Drejtori i Spitalit të Traumës Arben Zeneli, shprehet se një person i është drejtuar shtetit fqinj, Italisë, për mjekim më të specializuar.
Në gjendje kritike për jetën, sipas Zenelit, janë katër pacientë, të cilët mbahen në observim të vazhdueshëm. Midis tyre, Zeneli veçon një rast specifik, Xhesika Biçikun, e ardhur nga Kombinati, e cila rezulton të jetë rëndë.
Njoftimi i plotë:
Numri total i rasteve të paraqitura në spital ka arritur në 338, nga të cilat në total janë shtruar 39. Aktualisht janë vetëm 34, për shkak se disa prej tyre, pasi kanë marrë trajtimet përkatëse, janë larguar nga spitali. Ndërsa një pacient është larguar dje drejt Italisë, për shërbime të mëtejshme shëndetësore dhe pjesa tjetër vazhdon të marrë shërbim në spital.”
Në gjendje kritike për jetën, sipas doktorit, janë katër pacientë, të cilët mbahen në observim të vazhdueshëm. Midis tyre, Zeneli veçon një rast specifik, Xhesika Biçikun, e ardhur nga Kombinati, e cila rezulton të jetë rëndë.
Janë probleme që ne i konsiderojmë politrauma. Domethënë, dëmtime në disa sisteme organesh. Një prej tyre është rasti edhe më i vështirë. Pas konsultave me stafin që erdhi nga Italia për mundësinë e transferimit në një spital tjetër, u vendos përfundimisht të mos transportohet. Perspektiva që mund t’i ofrohej në një spital tjetër nuk do të ishte më e mirë sesa këtu.