Një makinë është djegur gjatë natës së sotme në qytetin e Vlorës. Makina është në pronësi të shtetasit Edi Alikaj, ndërsa ka qenë e parkuar poshtë shtëpisë.
Banesa e Alikajt ndodhej pranë xhamisë së qytetit të Vlorës. Makina e djegur ështe e tipit ‘Benz’ me targa ‘’AA777KP”. Paraprakisht flitet se zjarrëvënia ka qenë e qëllimshme.
Alikaj nuk është një emër i panjohur në qytetin e Vlorës, pasi një vit më parë është arrestuar nga ana e Policisë. Po ashtu ai ka drejtimin e një biznesi në Vlorë.
Ai u përfshi në një konflikt, që degjeneroi me nxjerrjen e thikave me tri punonjës të kompanisë ‘TIS PARK’ që menaxhon parkimet me pagesë në Vlorë. Vetë Alikaj mbeti i plagosur në këtë konflikt, edhe pse më pas iu desh të përballej me drejtësine.
Në një intervistë për ‘’shuplakën” asokohe Alikaj shprehej: ”TIS PARK” ka punësuar gangstera për të mbrojtur paligjshmërinë me forcë. Jo vetëm bllokojnë makinat pa të drejtë por edhe e mbrojnë pajisjen që mos t’ua zhbllokosh edhe me dhunë.
Informacioni i Policisë:
Më datë 12.02.2018, rreth ora 01:00, në lagjen ”Hajro Çakërri”, në vendin e quajtur Xhamia, është djegur pjesërisht, automjeti tip ”Benz” , në pronësi të shtetasit E.A..
Mjeti ka qënë i parkuar. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e plotë të shkaqeve të djegies së mjetit.
(E.K/FAXWEB)
Discussion about this post