Të dy këngëtarët Noizy dhe Dafina i kanë lënë pas inatet e vjetra. Tashmë janë bërë miq shumë të mirë me njëri-tjetrin.
Këngëtarja Dafina Zeqiri e kalon shumicën e kohës në Amerikë por Noizy nuk e harron ta përshëndesë nga kudo vend që ndodhet edhe nëpërmjet rrjeteve sociale.
Kështu ka vepruar edhe mbrëmjen e djeshme Noizy, ndërsa ndodhej në shoqërinë e Blerim Destanit, miku i tij i pandashëm.
Ata të dy i kanë dërguar një foto Dafinës të cilën ajo e postoi në Insta Story e lumtur që djemtë ishin kujtuar për të, shkruan revista WHO. “Kur miqtë e ngushtë të tregojnë dashurinë nga Europa”, shkruan këngëtarja.( J.V/Shuplaka)
Discussion about this post