Gruevski nuk e arriti dot koalicionin me BDI-në për krijimin e qeverisë së re në Maqedoni. Kështu, fill pas mesnate, VMRO-DPMNE kërkon zhvillimin e zgjedhjeve të reja përmes një komunikate për shtyp.
“VMRO-DPMNE së bashku me Koalicionin Për Maqedoni më të mirë, si fitues i zgjedhjeve të fundit të cilat kanë marrë mbështetjen më të madhe nga qytetarët dhe kanë marrë më shumë vota dhe deputetë, beson se formimi i qeverisë duhet të synoj mbylljen e krizës politike, e jo rritjen e saj dhe e konsideron se mbajtja e zgjedhjeve të reja është vendimi i pjekur për tejkalimin e krizës dhe për caktimin e prioriteteve për reforma në plan të parë.”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë, VMRO kërcënon se nuk pranon asnjë zgjidhje tjetër përveç kësaj.
“Çdo zgjidhje tjetër do të sjellë deri në një konflikt të ri dhe probleme në një shoqëri të ndarë dhe njëherësh nuk do të jetë në funksion të qëndrueshmuerisë dhe realizimin e programeve të askujt. Me siguri dikush dëshiron të hedh poshtë vullnetin e shumicës së qyetarëve dhe ta shtyjë Maqedoninë në një fazë të re të pasigurt. VMRO-ja mbetet në qëndrimet e saja karshi pyetje strategjike në interes shtetëror dhe nacional.”, thuhet më tutje. (D.D/Shuplaka)