13:08 | 12/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Nuk bënte kompromis kurrë”, ish Presidenti flet për njohjen me Kasem Hysenbelliun: U njohëm 30 vite më parë në katedrën e akademisë ushtarake (Zbulon parimet e tij kryesore)

21:45 | 05/12/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Nuk bënte kompromis kurrë”, ish Presidenti flet për njohjen me Kasem Hysenbelliun: U njohëm 30 vite më parë në katedrën e akademisë ushtarake (Zbulon parimet e tij kryesore)

Ish Presidenti Bujar Nishani, një mik i mirë i presidentit Kasem Hysenbelliu që sot mbylli sytë për herë të fundit pasi humbi betejën me koronavirusit ka kujtuar fillimet e tyre kur ishin në katedrën e akademisë ushtarake.

Nishani shprehet se parimet e tij kryesore ishin integriteti, e drejta dhe liria që i përcolli edhe në televizionin Fax News, që bashkëpunëtorët do ta vijojnë më tej për ta cuar deri në fund ëndrrën e tij për një media të lirë që nuk bën kompromis me asgjë, vecse me zërin e popullit.

Ish Presidenti Bujar Nishani shprehet: “Më lejoni që të përfitoj nga rasti që ti përcjell familjes së Kasemit ngushëllimet më të ndjera dhe të gjithë stafit, miqve të tij që sot të bëhen edhe më të fortë dhe kanë një motiv për të cuar përpara jo vetëm ëndrrën, por të gjithë ato parimet të cilat i besonte dhe nuk bënte kompromis kurrë.

Kam pasur rastin ta njoh Kasemin që prej 30 vitesh. Kemi mbërritur së bashku në katedrën e akademisë ushtarake, më pas e kam ndjekur dhe kemi bashkëpunuar dhe në raportet, unë si përfaqësues i një politike në politikë dhe në qeveri, ai si përfaqësues i medias. Edhe në rastin e Faxit, u evidentua ajo që ishte identiteti më i qartë i Kasemit. Ishte njeri që nuk bënte kompromis me parimet që besonte. Parimet kryesore ishin integriteti, e drejta dhe liria. Kështu që Faxi si televizion, media apo përcues i mesazhit dhe shërbëtori i opinionit publik kishte dhe këtë fill që ishte tek Kasemi dhe padyshim tek bashkëpunëtorët që zgjodhi për të ngritur një projekt të tillë.

Unë besoj që nëse këto tre element integriteti, e drejta, brenda të cilës është dhe e vërteta, liria, besoj janë të mishëruara jo vetëm tek simboli që la Kasemi por edhe tek projekti i tij që juve bashkëpunëtorët e tij do e vijojnë më tej.

Etiketa: Bujar NishaniKasem Hysenbelli
Pas

“Fax News nuk ra kurrë në bastardime”, akademiku Fuga për ndarjen nga jeta të Kasem Hysenbelliut: Shqipëria humbi aktorin mediatik që ekuilibronte shumë pushtete

Para

“Të gjithë gjenin tek ai sigurinë se e vërteta është e garantuar”, mesazhi ngushëllues i Neritan Cekës për humbjen e Kasem Hysenbelli

Para
“Kemi ambasador legena”, Neritan Ceka për Borchardt: Ai katundari të iki sa më parë

"Të gjithë gjenin tek ai sigurinë se e vërteta është e garantuar", mesazhi ngushëllues i Neritan Cekës për humbjen e Kasem Hysenbelli

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mbyllet numërimi i votave në Delvinë, si paraqitet rezultati

Numërohen 242/508 kuti në Elbasan. PS forcon mandatin e 10-të merr, thellohet diferenca me PD

Qarku i Gjirokastrës drejt përfundimit të numërimit të votave! Rezultati përfundimtar i bashkive që kanë mbyllur procesin

PD me 14 mandate në Tiranë, Ilir Meta rrezikon të mbetet jashtë Parlamentit

Numërohen 437/1282 kuti në Tiranë, PS kryeson me 19 mandate. PD forcon mandatin e 14-të, Shehajt i duhen 250 vota për të nxjerrë të dytin

Numërohen 124 nga 198 kuti në Gjirokastër/ Sa mandate sigurojnë PS dhe PD

Numërohen 198 nga 422 kuti në Korçë/ Kryeson Partia Socialiste me 6 mandate, ja sa merr PD

Numërohen 80 nga 139 kuti në Kukës/ PD në avantazh ndaj PS, siguron 2 mandate, socialistët 1

Përfundon numërimi në Këlcyrë, tjetër fitore për socialistët, udhëheqin me 1702 vota

Rinis 1 orë me vonesë procesi i numërimit në Vasil Shanto

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.