Ish Presidenti Bujar Nishani, një mik i mirë i presidentit Kasem Hysenbelliu që sot mbylli sytë për herë të fundit pasi humbi betejën me koronavirusit ka kujtuar fillimet e tyre kur ishin në katedrën e akademisë ushtarake.
Nishani shprehet se parimet e tij kryesore ishin integriteti, e drejta dhe liria që i përcolli edhe në televizionin Fax News, që bashkëpunëtorët do ta vijojnë më tej për ta cuar deri në fund ëndrrën e tij për një media të lirë që nuk bën kompromis me asgjë, vecse me zërin e popullit.
Ish Presidenti Bujar Nishani shprehet: “Më lejoni që të përfitoj nga rasti që ti përcjell familjes së Kasemit ngushëllimet më të ndjera dhe të gjithë stafit, miqve të tij që sot të bëhen edhe më të fortë dhe kanë një motiv për të cuar përpara jo vetëm ëndrrën, por të gjithë ato parimet të cilat i besonte dhe nuk bënte kompromis kurrë.
Kam pasur rastin ta njoh Kasemin që prej 30 vitesh. Kemi mbërritur së bashku në katedrën e akademisë ushtarake, më pas e kam ndjekur dhe kemi bashkëpunuar dhe në raportet, unë si përfaqësues i një politike në politikë dhe në qeveri, ai si përfaqësues i medias. Edhe në rastin e Faxit, u evidentua ajo që ishte identiteti më i qartë i Kasemit. Ishte njeri që nuk bënte kompromis me parimet që besonte. Parimet kryesore ishin integriteti, e drejta dhe liria. Kështu që Faxi si televizion, media apo përcues i mesazhit dhe shërbëtori i opinionit publik kishte dhe këtë fill që ishte tek Kasemi dhe padyshim tek bashkëpunëtorët që zgjodhi për të ngritur një projekt të tillë.
Unë besoj që nëse këto tre element integriteti, e drejta, brenda të cilës është dhe e vërteta, liria, besoj janë të mishëruara jo vetëm tek simboli që la Kasemi por edhe tek projekti i tij që juve bashkëpunëtorët e tij do e vijojnë më tej.