Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka gjatë një interviste për emisionin “Dribling” në Fax News foli në lidhje me financimin që do të bëhet për klubet e Supërligës, pas mbylljes së aktiviteteve sportive nga pandemia COVID-19.
Duka bëri thirrje qeverisë që të financojë klubet shqiptare sportive pasi rezerva e Federatës është e pamjaftueshme, por ai shtoi se nëse qeveria nuk do ti mbështesë, do jetë Federata që nuk do ti lërë që të rrëzohen.
Duka tha se siç kanë deklaruar do të marrin një borxh financiar të cilin e shlyejnë në 2021, në mënyrë që klubet të ngrihen të barabartë.
“Jemi bazuar në forcat tona në të ardhurat tona që kemi mbledhur, por është e pamjaftueshme rezerva jonë. Besoj do të kemi një ndihmë nga UEFA. Ne kemi deklaruar se do të marrim një borxh financiar që shlyejmë në 2021. Ngjarjet e fundit nuk janë favorizuese, duke pasur parasysh mënyrën sesi financohen klubet tona.
Klubet shqiptare janë në vështirësi, duke qenë se presidentët që financojnë klubet e kategorisë Superiore në shumë raste janë më humbje dhe detyrohen që të financojnë nga bizneset e tyre, por në kushte kur edhe bizneset e tyre janë mbylllur, ne e konsiderojmë se duhen mbështetur.
Nuk kanë pasur një mbështetje nga qeveria, por do ta kenë nga Federata. Nuk do të lejojmë që të rrëzohen. Nuk kemi buxhete luksi, por do të bëjmë maksimunin që të dalim nga kjo pandemi dhe të kemi mundësi të ecim në të ardhmen.
Kjo mbështetje financiare nuk është për të bërë karshillik, por që ta kalojmë këtë situatë të gjithë mirë. Klubet që financohen nga bashkitë do të vijojnë ti pagujanë, ndërsa klubet që nuk financohen nga bashkitë do ti mbështesim ne.
Ne të gjithë bashkë deri në moment e fundit do të jemi të gjithë bashkë. Të gjithë shqiptarët dhe qeveria shqiptare të na përfshijë në anijen e saj. Ne gjithsesi dhe vetëm do ta nxjerrim anijën në bregun tjetër, pa humbur asnjë marinar.”- tha Duka.
Ndërkohë i duke ngritur një paralele për financimin që qeveritë e Rajonit kanë bërë për sportin, Duka tha se qeveria duhet të kishte mbështetur financiarisht në të njëtën mënyrë.
“Nuk besoj se hallet e shteteve janë të ndryshme në këtë kohë, të gjithë shtetet janë në një hall të përbashkët. Ne nuk jemi as më të varfër, as më të pasur, se shtet e Rajonit të cilët të gjithë kanë mbështeur financiarisht të gjithë aktivitete që janë ndërprerë për pandeminë. Në të njëjtën mënyrë duheshim mbështetur dhe ne. Kjo ka lidhje me menaxhimin të ardhurave. Dashamirësia apo varfëria e buxhetit shqiptar nuk di të them por mua nuk më bën sens se duhet të jemi më të varfër se Kosova. Qeveria shqiptare nuk ka paguar punonjësit sportiv nga kjo situatë. Qeveria shqiptarë nuk ka paguar asnjë biznes që është prekur nga pandemia vetëm bizneset e vogla që janë pakicë.”– tha Duka.
(M.Q/Faxweb.al)