Halit Valeri, i renditur në vendin e 41 të listës së Tiranës nga ana e Partisë Demokratike, ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit në KQZ, dhe kërkon që të marrë mandatin e deputetit.
Valteri ka qenë kreu i FRPD-së në njësinë 7 në Tiranë, dhe ka qenë pjesë aktive e protestave të opozitës, të cilat janë mbajtur pas vendimit për të dorëzuar mandatet.
Nuk dihet ende se çfarë e ka shtyrë të riun drejt marrjes së mandatit, po nuk përjashtohet as mundësia e skenarit ”Indrit Hoxha” i cili hyri në Kuvend dhe nuk bëri betimin. (Lexo edhe ketu)
Ajo që i shton edhe më shumë dyshimet është fakti se kandidati që kërkon të bëhet deputet ka mbyllur dhe rrjetet e tij sociale.
(E.K/FAXWEB.AL)