03:28 | 13/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Rajoni Kosova

Obrien: Veriu i Kosovës dhe kërcënimet për shkëputjen e një pjese të Bosnjes, rreziqet kryesore për sigurinë në Ballkanin Perëndimor

08:20 | 09/07/2024
në Kosova, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Obrien: Veriu i Kosovës dhe kërcënimet për shkëputjen e një pjese të Bosnjes, rreziqet kryesore për sigurinë në Ballkanin Perëndimor

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien, i tha agjencisë serbe të lajmeve Tanjug se veriu i Kosovës dhe kërcënimet për shkëputjen e një pjese të Bosnje e Hercegovinës, janë rreziqet kryesore për sigurinë në Ballkanin Perëndimor.

Por, theksoi ai, forcat paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë dhe ato të EUFOR-it në Bosnje janë të gatshme “t’i pengojnë grupet e vogla lokale që të shkaktojnë dhunë”.

“Jam i inkurajuar gjithashtu që ka pasur bashkëpunim të mirë me autoritetet serbe, me autoritetet e Kosovës, në përpjekje për t’i trajtuar rreziqet e dhunës dhe të rritjes së përplasjeve në veri të Kosovës. Mendoj se me këtë kemi një shans për procesin politik, që është dialogu [i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian], plani [evropian] i rritjes ekonomike dhe gjërat e tjera për t’i trajtuar shkaqet e dhunës”, tha O’Brien, sipas agjencisë së lajmeve Tanjug.

I pyetur pse SHBA-ja mbështeti një tranzicion të Forcës së Sigurisë së Kosovës sipas standardeve të NATO-s dhe pse Prishtinës iu lejua të blejë dronë, kur “sipas Rezolutës 1244, KFOR-i është e vetmja forcë e armatosur e lejuar në Kosovë”, O’Brien tha se rezoluta vendosi “një proces politik për të diskutuar të ardhmen e Kosovës”. “Ai proces çoi në pavarësinë e Kosovës. Kosova ka të drejtë ta mbrojë territorin e saj”, tha O’Brien, duke nënvizuar se ajo “po e bën këtë në një proces transparent dhe në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, si një mënyrë për të siguruar mbrojtjen e saj, por pa kërcënuar fqinjët e saj”.

“Mendoj se, në përgjithësi, është një lëvizje drejt qëndrueshmërisë në rajon. Ne do të vazhdojmë ta mbështesim”, tha diplomati amerikan. Ai ritheksoi, po ashtu, mbështetjen për bisedimet Kosovë-Serbi dhe themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

“Janë rreth 400 asociacione të komunave në të gjithë Evropën dhe ne mendojmë se ky do të ishte një i tillë”, tha ai, duke nënvizuar se bisedimet janë rruga e Kosovës dhe Serbisë drejt integrimeve evropiane.

Etiketa: James O’Brienkosove
Pas

Zhvendosen zhvillimet ekonomike! Bie pesha punësimit në sektorët e prodhimit dhe bujqësi, rritet në shërbime e në shtet

Para

Shtëpia e Bardhë: Biden nuk po trajtohet për sëmundjen e Parkinsonit

Para
Shtëpia e Bardhë: Biden nuk po trajtohet për sëmundjen e Parkinsonit

Shtëpia e Bardhë: Biden nuk po trajtohet për sëmundjen e Parkinsonit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ndihmës Sekretari i Shtetit arrin në Kosovë, SHBA thekson prioritetet për stabilitet dhe zhvillim rajonal

Shkodër – Gjetet pa shenja jete në makinë, dyshohet për arrest kardiak

Arrihet marrëveshja historike! Franca bie dakord për krijimin e shtetit të ri “Kaledonia e Re”

Dhjetëra deputetë britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!

Ndarja nga jeta e ish-ambasadorit gjerman në Shqipëri! Berisha: Mik i shquar i ditëve më të vështira të shqiptarëve

Panik në ajër, avioni i nisur nga Kroacia përfshihet nga flakët mbi Itali

Sllovakia synon të arrijë marrëveshje me BE-në për ndërprerjen e furnizimeve me gazin rus, Fico: Kemi afat deri të martën!

Shkodër/ Shpërthen bombël gazi në një banesë, dëmtohet pronari

Serbët, provokime në Srebrenicë/ Në ditën e përvjetorit, vendosin muzikë nacionaliste!

Rusia paralajmëron kundër aleancës së sigurisë që synon Korenë e Veriut

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.