22:48 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Operacioni antidrogë në Tiranë, zbulohen emrat e të arrestuarve (VIDEO)

20:12 | 21/04/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Operacioni antidrogë në Tiranë, zbulohen emrat e të arrestuarve (VIDEO)

Policia ka zbuluar detajet për operacionin e pak orëve më parë, ku u arrestuan në flagrancë pesë persona.

Bëhet me dije se të arrestuarit janë Tomorr Shqezi, Ervin Myftiu, Nikolin Merko dhe dy të tjerë me iniciale F.B dhe A.M.

 Në zonën e “Myslym Shyrit”, personat e arrestuar po shkëmbenin heroinë dhe kanabis.

NJOFTIMI I POLICISË

Finalizohet operacioni antidrogë “BBM”

Arrestohen në flagrancë 5 persona

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 1 kilogram e 24 gram lëndë narkotike e dyshuar si Heroinë si dhe 2 kilogram e 160 gramë Çokollatë e dyshuar Cannabis Sattiva.

Më datë 21.04.2017, Specialistët e Narkotikëve në Drejtorinë vendore të Policisë Tiranë, kanë bërë të mundur finalizimin e operacionit “BBM”, në kuadër të cilit kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:

– F.B, 27 vjeç, banues në Elbasan

– A.M, 49 vjeç, banues në Elbasan

– T.Sh, 53 vjeç, banues në Tiranë

– E.M, 39 vjeç, banues në Tiranë

– N.M, 45 vjeç, banues në Tiranë

Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative nga Specialistët e Narkotikëve, për një shkëmbim të lëndëve narkotike të llojit Heroinë në rrugën “Vangjush Furxhi”, menjëherë është organizuar puna dhe kanë ndërhyrë shërbimet Policore të Sektorit Kundër Narkotikëve si dhe të Operacionales.

Gjatë ndërhyrjes forcat policore kanë hasur në rezistencë dhe njëri nga autorët në përpjekie për ti shpëtuar Policisë ka bërë një manovrim të gabuar me automjetin e tij duke ecur mbrapsht ku ka dëmtuar tre automjete të parkuara pranë automjetit të tij tip “Mercedes Benz”, dhe më pas ka braktisur mjetin dhe ka tentuar të largohet me vrap.

Punonjësit e policisë janë detyruar të bëjnë qitje në ajër për të bërë të mundur neutralizimin, ku më pas kanë bërë kapjen dhe arrestimin e tij.

Në brendësi të automjetit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 kilogram e 24 gramë me lëndë të dyshuar narkotike e llojit Heroinë.

Në bazë të këtyre informacioneve është bërë edhe kontrolli i biznesit “mini market” në pronësi të shtetasit N.M, ku pas kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 kilogram e 160 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Çokollatë Cannabis Sattiva.

Nga veprimet proceduriale të kryera janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– 1 kilogram e 24 gramë me lëndë të dyshuar narkotike e llojit Heroinë
– 2 kilogram e 160 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Çokollatë Cannabis Sattiva
– 1 automjet i tipit “Alfa Romeo”
– 1 automjet i tipit “Mercedes Benz”
– 12 aparate telefonik

Materialet proceduriale do ti kalojnë Pokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve në bashkëpunim”, parashikuar nga Neni 283-25 i Kodit Penal. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: antidrogeoperacion
Pas

Zjarr në Komisariatin e Vlorës, asfiksohet efektivi

Para

Vrasja në Vlorë, arrestohet një nga autorët e dyshuar (EMRI)

Para
Vrasja në Vlorë, arrestohet një nga autorët e dyshuar (EMRI)

Vrasja në Vlorë, arrestohet një nga autorët e dyshuar (EMRI)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Fier/ Aksident i rëndë me të mitur, 15-vjeçari del nga rruga me makinë – tre të plagosur

Ambasadori i Azerbajxhanit viziton Bibliotekën “Dritëro Agolli” në Fier

Ministri francez: Presim që Irani të pranojë dialog me SHBA-të

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani: Do shqyrtojmë diplomacinë, pasi Izraeli të ndalojë sulmet

Sulmi kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë, reagon AKSK: Janë marrë masa për garantimin e sigurisë

Të shtëna mbi civilët gjatë shpërndarjes së ndihmave, 35 të vrarë në Rripin e Gazës

Ministri i Jashtëm gjerman: Të shmangim përshkallëzimin në rajon, SHBA të përfshihen në negociata

Policia shpëton dy peshkatarë në Pogradec, varka rrezikohej nga kushtet atmosferike

Matura 2025: Publikohen notat e Gjuhës shqipe, kalojnë mbi 98% e maturantëve

Tabaku: Shqipëria ka paga afrikane dhe çmime europiane – Ky realitet duhet ndryshuar!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.