21:11 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Opozita bojkoton parlamentin: Nuk marrim pjesë në interpelanca show

10:19 | 14/12/2017
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Opozita bojkoton parlamentin: Nuk marrim pjesë në interpelanca show

Vetëm pak minuta më parë ka filluar senaca plenare , por ajo që vihet re deri më tani është se mungon opozita në këtë seancë plenare.  Fjalën në parlament e ka marrë Erion Braçe  përsa i përket çështjes së bujqësisë por deputetët e opozitës mungojnë. 

“Fax News” raporton se burime nga PD informojnë  se interpelancat e shumicës janë show dhe prandaj nuk marrin pjesë në seancën e sotme, ndërsa në të tjerat do të marrin pjesë.

Duhet të theksojmë se kreu i opozitës Lulzim Basha ndodhet jashtë vendit.  Kjo pasi ai ka nisur një vizitë zyrtare në Londër me ftesë të Partisë Konservatore Britanike të Kryeministres Theresa May.

NJOFTIMI I PD-SË:

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndodhet në Londër me ftesë të Partisë Konservatore Britanike të Kryeministres Theresa May. Ai do të marrë pjesë në konferencën e organizuar nga Konservatorët britanikë mbi Sfidat në Ballkanin Perëndimor si dhe do të zhvillojë takime me parlamentarë, drejtues dhe zyrtarë të lartë të Qeverisë Britanike.

Forcimi i marrëdhënieve mes partive të djathta dhe shpalosja e një vizioni të përbashkët për të ardhmen e rajonit janë disa nga objektivat e konferencës e cila sjell bashkë në Londër drejtues të lartë politike nga Ballkani.

Vizita e zotit Basha dhe drejtuesve të tjerë politike nga Ballkani Perëndimor në Londër vjen disa muaj para se Qeveria Britanike të mirpresë takimin vjetor të Procesit të Berlinit i cili këtë vit do të zhvillohet në Londër.​  (J.V/Faxweb)

 

Etiketa: bojkotoninterpelanca showopozitaparlamentin
Pas

E keni parë Enada At’Nikollën?! Pamja e saj e re e ka një sekret: Humbjen në peshë (FOTOT)

Para

Vrasja e gjyqtares Fildes Hafizi, prokuroria mbyll hetimin për ish-bashkëshortin e saj

Para
Vrasja e gjyqtares/ Flet i ati: Ishte vajza ime, s’ishte më gruaja e tij. Ja e vërteta e ndarjes

Vrasja e gjyqtares Fildes Hafizi, prokuroria mbyll hetimin për ish-bashkëshortin e saj

Discussion about this post

 



Të Fundit

6 objekte arsimore në Kurbin të përfunduara falë Programit “EU4Schools”

Aksident në aksin Pukë–Shkodër, plagosen dy persona

Erdogan i ashpër me Netanyahun dhe qeverinë e tij

Itali/ Gjashtë kilogramë kokainë të fshehur në makinë, arrestohet 31-vjeçari shqiptar

Vijojnë tensionet e ashpra mes dy vendeve, avionët luftarakë izraelitë godasin objektiva ushtarake në Iranin jugperëndimor

Pirro Vengu në Shkodër: Forcim i zinxhirit të reagimit ndaj emergjencave dhe plan për Qendrën Rajonale të Emergjencave Civile

Bjellorusi/Sergei Tikhanovsky, lideri i opozitës, lirohet nga burgu

Media ndërkombëtare: Truproja personal i Nasrallahut eliminohet nga një sulm izraelit

Lufta në Lindjen e Mesme, rebelët Houthi kërcënojnë se do të sulmojnë anijet amerikane

Ndahet nga jeta gazetari dhe mësuesi i njohur në Korçë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.