Mbrëmjen e djeshme në media u publikuan detaje shumë interesante nga dilpomat e disa deputetëve dhe politikanëve të lartë në vend.
Disave prej tyre iu kishte shkuar universiteti 13 vite, ose ca të tjerë janë ende sot pa diplomë dhe zotërojnë vetëm një kurs shoferi.
Lidhur me këtë bjerrje intelektuale të përfaqësuesve të qytetarëve ka reaguar dhe gazetari Erl Murati, i cili thotë se është paradoksale që ligji shqiptar nuk e kushtëzon arsimin e lartë për deputetët.
Reagimi i gazetarit Murati:
“Top Story” zbuloi sonte se ka deputetë të Kuvendit, pa arsim të lartë. Jo se e kanë fshehur apo manipuluar, thjesht nuk kanë diplomë, sepse ligji nuk ua kërkon një gjë të tillë. Paradoksi është se në shtetin tonë, po s’pate diplomë nuk nis dot punë as zyrtar komunaleje.
Për “kokat e kombit” diçka e tillë nuk është detyrim: arsimi i lartë nuk është kriter për t’u bërë deputet. Rrjedhimisht, nuk është kriter as për t’u zgjedhur ministër. Ndaj, do ishte mirë që reforma e famshme zgjedhore që lë pa gjumë ndërkombëtarët e kësaj ane, ta shtojë si kusht diçka të tillë.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post