18:22 | 24/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Pagat sipas profesioneve në 2023: Teknologjia e Informacionit dhe Forcat e Armatosura, me rritjen më të madhe

11:16 | 08/07/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pagat sipas profesioneve në 2023: Teknologjia e Informacionit dhe Forcat e Armatosura, me rritjen më të madhe

Pagat janë rritur me ritme të përshpejtuara në dy vitet e fundit, duke reflektuar si mungesën e fuqisë punëtore në shumë sektorë, ashtu dhe rishikimin e tyre në Administratën Publike.

Paga mesatare në ekonomi arriti në 70.5 mijë lekë në muaj në vitin 2023, me një rritje prej 14% në raport me vitin e mëparshëm.

E indeksuar me inflacionin, paga mesatare reale në ekonomi u rrit me 8.8%, që është përmirësimi më i madh që nga viti 2015, kur raportohen të dhënat.

Profesionet që paguhen më shumë, IT del për herë të parë në vend të dytë

“Drejtues administrativë dhe komercialë” është grup-profesioni që ka dhe pagën më të lartë në vend, me 194 mijë lekë në muaj. Në krahasim me vitin e mëparshëm, paga e tyre është rritur me 15 mijë lekë, ose 8.6%.

Për herë të parë, profesioni i dytë më i paguar në vend është “Specialistë të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit”, me pagë mesatare prej 144 mijë lekë në muaj. Profesionistët e IT kanë marrë mesatarisht 16 mijë lekë, ose 12.6% më shumë në 2023.

Orientimi i bizneseve drejt teknologjisë, i shoqëruar me mungesën e specialistëve në këtë sektor për shkak se është një nga profesionet që po emigron më shumë.

“Drejtues prodhimi dhe shërbimesh të specializuara” kaluan në profesionin e tretë më të paguar, me pagë mesatare prej gati 144 mijë lekësh në muaj, me rritje 9.2% (+12 mijë lekë).

Arritja e standardeve të NATO-s dhe mungesa e personelit të kualifikuar po rrit me shpejtësi pagat e “Oficerëve të Forcave të Armatosura”. Ky grup pa rritjen më të lartë të pagave në 2023, si në vlerë (+17.5 mijë lekë), ashtu dhe në përqindje (+19%). Mesatarisht një oficer i Forcave të Armatosura u pagua me 110 mijë lekë në muaj në 2023.

Reforma e pagave në shtet filloi vitin e kaluar dhe po vijon edhe këtë vit. “Ligjvënës, nëpunës të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorë ekzekutivë” panë në 2023 një rritje të pagave me 12.5% (+12 mijë lekë), duke arritur në 104 mijë lekë. Ky ishte dhe grup profesioni i pestë më i paguar në vend. (për renditjen e plotë shih grafikun në fund).

“Specialistët e shëndetësisë”, u paguan mesatarisht me 89 mijë lekë, me një rritje prej 14.5%, ose 11 mijë lekë më shumë.

Për “Specialistët e mësimdhënies”, rritja e pagave të të cilëve u vu në qendër të planit të qeverisë, paga mesatare në 2023 arriti në 79 mijë lekë, me një rritje prej 7 mijë lekësh, ose gati 10%.

Për “nëpunësit e zyrave”, rritja ishte më e lartë sesa e mësuesve, me 11 mijë lekë më shumë (+19.4%), duke arritur në 67 mijë lekë.

Me ritme dyshifrore janë rritur dhe pagat e atyre që punojnë në bujqësi, ndërtim, shërbime ndihmëse, si rrjedhojë e mungesës së fuqisë punëtore në sektorët përkatës.

Në krahasim me vitin 2014, rritja më e lartë e pagave në përqindje është shënuar për profesionet që nuk kërkojnë shumë aftësi, si “Punëtorë për shitje dhe shërbime të ndryshme në rrugë” (+64%); Prodhues të produkteve bujqësore, blegtorale, të peshkimit për nevoja familjare (+54%).

Në vlerë, rritja më e lartë në krahasim me 2014-n është për “Drejtues administrativë dhe komercialë” (+70 mijë lekë) dhe “Specialistë të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit” (+64 mijë lekë)./Monitor

Paga mesatare mujore bruto sipas grupeve e profesioneve:

1720424737_pagat1.JPG

Pas

Velipojë/ Shisnin doza kanabisi, një në pranga një nën hetim

Para

Arsenal armësh në banesë, arrestohet 60-vjeçari në Fier

Para
Arsenal armësh në banesë, arrestohet 60-vjeçari në Fier

Arsenal armësh në banesë, arrestohet 60-vjeçari në Fier

Discussion about this post

 



Të Fundit

Stërvitja ‘Defender Europe 2025’, faza e dytë nis më 26 maj, Shqipëria pjesë e ‘Immediate Response’ me 7 shtete të tjera! Lilo: Për herë të parë me dronë

Italiani humbi jetën në QSUT, merren në pytetje administratori e dentisti i klinikës

“URA”| Ish-efektivi Altin Morina kërkoi informacion nga Gledis Nano për trafikantët

BE, sërish sanksione ndaj Rusisë/ Bloomberg: Po shqyrtohet përjashtimi i më shumë se 20 bankave ruse nga sistemi SWIFT

Tubimi i maturantëve serbë me tre gishta dhe thirrje, ministri kosovar Sveçla: Asgjë e re prej tyre! Shfaqjen e shovinizmit dhe ekstremizmit e quajnë festë

Lezhë/ Ishte në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 28-vjeçari. Do të ekstradohet në Kosovë

Infantino uron Egnatian për titullin kampion

Bie pretendimi i PD, fletët në Peqin pa vula! SKEDA si funksionon ‘treni bullgar’

X jashtë funksionit/ Përdoruesit raportojnë probleme për platformën sociale

Sulmet ruse në Ukrainë vrasin 13 persona, plagosin dhjetëra të tjerë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.