Para disa muajsh, emri i Hueyda El Saied ishte në qendër të mediave rozë për shkak të ndarjes së saj nga babai i të birit si pasojë e një tradhtie nga ana e tij. Por veç kësaj këngëtarja u vu në qendër të vëmendjes dhe për lidhjen e beftë me një mik të hershëm, që tashmë është partneri i saj i ri.
Në një intervistë për “Revistawho.com”, ajo ka rrëfyer se ata po jetojnë një histori shumë të bukur dashurie.
“Ne jemi njohur shumë vite më parë, por për arsye personale dhe profesionale nuk shiheshim shpesh, ama kur takoheshim si miq bisedonim sikur të kishim një ditë pa u parë… Është fillimi i një lidhjeje të bukur, të ardhmen po jua lë ta imagjinoni!”-shprehet artistja e dashur për publikun. (M.Q/Faxweb)