01:28 | 22/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Paketa Antishpifje griset dhe hidhet në plehra”, Cukali: Akt i pastër terrorizmi politik!

16:22 | 24/12/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Paketa Antishpifje griset dhe hidhet në plehra”, Cukali: Akt i pastër terrorizmi politik!

Koloreto Cukali, kryetar i Këshillit Shqiptar të Medias, deklaroi se Shqipëria nuk ka nevojë për paketën antishpifje që detyron portalet që të regjistrohen si subjekte të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare dhe lejon AMA-n që të kontrollojë korrektësinë e informacionit.

“Shpifja dënohet në ligjin civil shqiptar me gjobë. Kushdo që ankohet në gjykatë, e merr të drejtën. Ne nuk kemi nevojë për rregullim ligjor, por për etikë në media. Por, kjo etikë nuk zgjidhet me ligje dhe ndërhyrje nga qeveria”, deklaroi Cukali.

Më tej, ai e konsideroi nismën e qeverisë si censurë, duke e grisur në studio projektligjin.

“Ky është akt i pastër terrorizmi politik. Nëse ky ligj kalon, na çon përtej Turqisë, vend ku ka shkelje të drejtave të njeriut dhe lirisë së shtypit. Ky ligj i jep mundësinë një individi me pushtet që të mbyllë çdo faqe brenda 24 orësh për një vit. Ti mund ta gjesh të drejtën në gjykatë vetëm pas 4 vitesh. Është ligj regresiv në frymën e vet, zgjidhja është vetërregullimi. Ky draft griset dhe hidhet, pasi nuk është draft evropian, por kinez. Nuk duhet të vijë qeveria që të mbyllë portalet, është një proces që i lihet vetë gazetarëve në dorë, të cilët gradualisht do të mblidhen për të bërë vetërregullimin, siç është Urdhri i Mjekut. Ligji hidhet në plehra, më pas nis procesi i vetërregullimit, ku qeveria mund të ndihmojë me mënyrat e saj, por jo përmes ligjesh që bëhen apostafat për të mbyllur mediat online”, u shpreh Cukali në Top Talk.

Pas

“Respektoni minoritetin”, kryetari i opozitës greke paralajmëron Shqipërinë

Para

“Ajo është e mrekullueshme”, këngëtari i njohur shqiptar kalon natën me Janifer Lopez (FOTO)

Para
“Ajo është e mrekullueshme”, këngëtari i njohur shqiptar kalon natën me Janifer Lopez (FOTO)

"Ajo është e mrekullueshme", këngëtari i njohur shqiptar kalon natën me Janifer Lopez (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

6 objekte arsimore në Kurbin të përfunduara falë Programit “EU4Schools”

Aksident në aksin Pukë–Shkodër, plagosen dy persona

Erdogan i ashpër me Netanyahun dhe qeverinë e tij

Itali/ Gjashtë kilogramë kokainë të fshehur në makinë, arrestohet 31-vjeçari shqiptar

Vijojnë tensionet e ashpra mes dy vendeve, avionët luftarakë izraelitë godasin objektiva ushtarake në Iranin jugperëndimor

Pirro Vengu në Shkodër: Forcim i zinxhirit të reagimit ndaj emergjencave dhe plan për Qendrën Rajonale të Emergjencave Civile

Bjellorusi/Sergei Tikhanovsky, lideri i opozitës, lirohet nga burgu

Media ndërkombëtare: Truproja personal i Nasrallahut eliminohet nga një sulm izraelit

Lufta në Lindjen e Mesme, rebelët Houthi kërcënojnë se do të sulmojnë anijet amerikane

Ndahet nga jeta gazetari dhe mësuesi i njohur në Korçë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.