Pamjet e mëposhtme janë me të vërtetë alarmante shtuar faktin se aty ndodhen edhe efektivët e policisë, e bën ngjarjen akoma më të papranueshme.
Ka ndodhur në qytetin e Fierit ku me sa duket janë shpërndarë ndihma për familjet në nevojë, kryesisht të komunitetit rom dhe egjiptian.
Turmat e mëdha të njerëzve janë bërë të pamenaxhueshme nga efektivët e rendit, dhe siç duket nga pamjet masat që këta të fundit kanë marrë për t’u mbrojtur, por edhe nga ana e qytetarëve, janë të papërfillshme me atë çfarë ndodh.
Kjo është një këmbanë alarmi për autoritetet që teksa populli është vetëzizoluar në banesa, janë vetë ata që duke shpërndarë ndihma dhe mos gjetur një mënyrë më praktike dhe profesionale, shkaktojnë grumbullime të tilla.
(F.GJ/FAXWEB.AL)