Ky është momenti kur një oficer policie sulmoi një djalë të ri autik në një shkollë me nevoja të veçanta në Liverpool.
Në pamjet e kamerave të sigurisë, Christopher Cruise, 57 vjeç, mund të shihet duke kërcënuar se do ta godasë me shkelm 10-vjeçarin teksa përkulet në dysheme nga tmerri para se të përpiqet të zvarritet nëpër derë.
Cruise, nga njësia e shkollave më të sigurta të Policisë Merseyside, mund të shihet duke kapur kapuçin e xhaketës së djalit dhe duke e tërhequr atë në dyshemenë e korridorit.
Fëmija mbeti me lëndime në gju pas incidentit në janar të vitit të kaluar. Cruise pastaj tregoi një nxënës tjetër të habitur të cilit polici i thoshte: ‘Radhën e ke ti’.
Oficeri u dënua agresion, dhe u dëbua përjetë nga profesioni i policit.