Samantha Cerio gjimnaste në Universitetin Aubur është lënduar rëndë gjatë një gare që ajo po zhvillonte para disa javësh.
Në videon e publikuar nga Daily Mail gjimnastia gjatë performancës në të cilën po kryente dy rrotullimet, është rrëzuar dhe ka thyer të dyja këmbët.
Ajo është shfaqur duke bërtitur me të madhe pas rrëzimit.
Në llogarinë e saj në Instagram Cerio ka deklaruar se do tërhiqet përgjithmonë nga gjimnastika dhe se kjo natë ka qenë e fundit për të.
“Kjo ishte nata ime finale e gjimnastikës”, deklaroi Cerio.
Discussion about this post