Një ngjarje e rëndë është shënuar në rrugën nacionale në Milot ku një motor është goditur nga një automjet për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motorrit për të cilin Faxweb.al mëson se quhet Zef Ndoka rreth 50-vjeç.
Burime bëjnë me dije se 50-vjeçari që po udhëtonte me motorcikletë ka humbur jetën, pasi është përplasur nga një mjet.
Ndoka me banim pranë autostradës, ishte duke prerë rrugën me motor, ndërsa e ka goditur një mjet duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit me pasoja të rënda.
(F.GJ/FAXWEB.AL)