Kanë filluar ditën e sotme punimet në aksin rrugor Thumanë- Fushë Krujë.
Si pasojë e tyre është krijuar edhe një trafik i dendur dhe orë të gjata pritjeje.
Automjetet që lëvizin në krahun Verior devijojnë rrugën në fshatin Luz duke përshkuar aksin e vjetër.
Kjo nuk ka mjaftuar në disiplinimin e trafikut, nga fakti që automjetet punojnë duke gërryer asfaltin e dëmtuar, ndaj dhe lëvizja e automjeteve bëhet e vështirë.
Ndërkohë që vargu i automjeteve vazhdon deri pranë kthesës së Rinasit.