04:44 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Panariti në ”Fax News”: Cila duhet të jetë zgjidhja për përmbytjet, të nisë nga nesër në Parlament

14:58 | 03/12/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Panariti në ”Fax News”: Me ujin nuk bëhet politikë, në katër ditë kanë rënë reshje sa për gjysmën e vitit

Ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti i ftuar në ‘’Fax news” foli në lidhje me përmbytjet në vend. Ai tha se uji nuk është për të bërë poltikë, edhe pse e pranoi se mund të kishte masa parandaluese.

Panariti theksoi se duhet ti jepet fund politikës për të gjetur fajtorët e momentit dhe nga nesër në pralament të diskutohet për një zgjidhje afatgjatë për këto zona. Po ashtu deputeti i LSI-së u shpreh se problemet klimaterike kanë dhënë efektin e vetë edhe në kushtet e motit në vendin tonë, 

“Kjo tregon se klimatologjia jonë është në ndryshim. Ajo që flitej për klimën ka ndodhur. Sasia e rreshjeve që ka rënë në këto katër ditë është e ngjashme me atë që binte vite më parë për gjysmë viti. Argjinaturat nuk janë bërë gati për të përballuar këtë situatë.

Unë nuk ardhur këtu që të bëj politikë me ujin, nuk është as një problem i pozitës dhe as i opozitës. Është një problem kombëtar që është ndikuar shumë edhe nga ndërtimet pa leje, nga banesa që janë në rrezik konstant dhe me përmbytjen më të parë ato përmbyten.

Pashë një djalë që i thoshte me lot në sy ministrit të Brendshëm se ishte i përmbytur prej shtatë herësh. Kjo e ka një arsye. Ka pasur një sërë investimeshm, jo me paratë e qeverisë po me paratë e Bankës Botërore.

Unë shpresoj që edhe nesër kur të diskutojmë në Kuvend duhet të gjejmë gjuhën e përbashkët për strategjinë që do të ndjekim për ti përballuar këto rrethana. Duhet të presim që situata të përmirësohet sepse edhe tani në momentet që flasim ishte duke rënë shi me gjuma. Të mos spekulojmë pot ë evidentojmë të gjitha dëmet.

Fillimisht mbaj mend në 2015-tën që u futëm me shpejtësi për të shpërndarë ndihma, ushqime bazë dhe natyrisht dhe ujë të pijshëm.

Po ashtu duhet që ata njerëz të ndihmohen me ushqime për bagëtinë, pasi vetëm në këtë rast duket roli i shtetit social. Nëse këta banorë përmbyten hera herës, duhet që ti jepet një zgjidhje përfundimtare problemit duke i larguar këta banorë njëherë  e mirë nga zonat ku janë. Bëhet një faturë dhe zgjidhet problemi në mënyrë rrënjësore. Po po të bësh llogarinë më pak shpenzime do të ketë me transportin e këtyre njerëzve dhe sistemimin në një zonë tjetër.     

Nesër parlament të mos diskutojmë me termat ti je shkaktari, ti je arsyeja, po të themi kjo është rruga kjo është zgjidhja. Nga nesër duhet të shkojnë në terren edhe grupet e veterinerëve në mënyrë që të shmangim ndonjë epidemi të mundshme”, u shpreh Panariti.

(E.K/FAXWEB)

Etiketa: edmon panaritipanariti
Pas

Gjendet i pajetë 26-vjeçari në Shkodër, dyshohet se është mbytur në ujë

Para

Nga Kavaja Endrit Braimllari i bën apel shtetit: Këta banorë kanë nevojë për ndihmë

Para
Nga Kavaja Endrit Braimllari i bën apel shtetit: Këta banorë kanë nevojë për ndihmë

Nga Kavaja Endrit Braimllari i bën apel shtetit: Këta banorë kanë nevojë për ndihmë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Fier/ Aksident i rëndë me të mitur, 15-vjeçari del nga rruga me makinë – tre të plagosur

Ambasadori i Azerbajxhanit viziton Bibliotekën “Dritëro Agolli” në Fier

Ministri francez: Presim që Irani të pranojë dialog me SHBA-të

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani: Do shqyrtojmë diplomacinë, pasi Izraeli të ndalojë sulmet

Sulmi kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë, reagon AKSK: Janë marrë masa për garantimin e sigurisë

Të shtëna mbi civilët gjatë shpërndarjes së ndihmave, 35 të vrarë në Rripin e Gazës

Ministri i Jashtëm gjerman: Të shmangim përshkallëzimin në rajon, SHBA të përfshihen në negociata

Policia shpëton dy peshkatarë në Pogradec, varka rrezikohej nga kushtet atmosferike

Matura 2025: Publikohen notat e Gjuhës shqipe, kalojnë mbi 98% e maturantëve

Tabaku: Shqipëria ka paga afrikane dhe çmime europiane – Ky realitet duhet ndryshuar!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.