Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta tha sot se pandemia e Covid-19 tregoi çorganizimin e sistemit shëndetësor. Në një tryezë për shëndetësinë, Meta hodhi akuza ndaj qeverisë Rama duke thënë se u falsifikuan shifrat e të vdekurve.
Sakaq ai citoi edhe deklaratën e Bankës Botërore, që kërkonte transparencë mbi përdorimin e fondeve publike në lidhje me pandeminë.
Meta: Mjekët dhe infermierët u kthyen në njerëzit më të dashur por pandemia tregoi corganizimin e sistemit shëndetësor, i vunë interesat politike mbi zgjidhjet shëndetësore.
Pesha e shpenzimeve u rrit shumë gjatë Covid-it, u dëmtua biznesi turzmi, u harxhuan mbi 270 mln euro nga familjet për të përballuar këto kosto të papritura dhe kjo ishte një peshë e madhe për familjet e varfera. Shëndetësia është në një kolasp të frikshëm dhe këtë e tregon pandemia dhe u panë se si u flasifikuan shifrat e të vdekurve.
Ju e dini shumë mirë se cfarë deklaroi BB para disa javësh. Deklaroi se duhet tranaparencë e plote se i janë perdorur fondet publike dhe ndihmat për përballimin e pandemisë nga qeveria. E kërkuan edhe për tërmetin. Kjo nuk ishte një gje tjeter vec një akuzë e qartë e përdorimin të një fatkeqësie për përfitim.
Discussion about this post