22:51 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Tkurrja e popullsisë dhe çmimet e larta ulin importet e ushqimeve në këtë fillim vit

11:37 | 31/03/2023
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tkurrja e popullsisë dhe çmimet e larta ulin importet e ushqimeve në këtë fillim vit

Treguesit e konsumit të familjeve dhe tregtia me pakicë tregojnë për rritje sistematike të shitjeve, por të dhënat e importeve të artikujve ushqimore po shënojnë rënie të vazhdueshme, përveç mishit dhe bulmetit që reflektojnë krizën vendase në sektorin e blegtorisë.

Të dhënat nga INSTAT njoftojnë se për dy- mujorin e parë 2023 grupet kryesore të ushqimeve pësuan rënie dyshifrore në krahasim me të njëjtën periudhe të vitit të kaluar, të matura në sasi.

Rënien më të madhe e kanë shënuar vajrat vegjetale me gati 40 për qind. Në janar- shkurt 2023 u importuan mbi 4 mijë tonë vajra vegjetale në krahasim me 6,996 tonë në të njëjtën periudhe të vitit 2022.

Tregtarët e pakicës pohuan se konsumi i vajit ka rënë dukshëm pasi nisi rritja e çmimit nga lufta në Ukrainë. Nga ana tjetër prodhimet e bollshme të vajit të ullirit sezonin e kaluar kanë bërë që një pjesë e konsumit me vaj vegjetal të zëvendësohet me vaj i ulliri, pasi edhe çmimi ishte konkurrues në disa raste.

Pas vajit, rënia më e madhe ka vijuar me drithërat. Në 2-mujorin e parë 2023 importet e drithërave ranë me rreth 33%. Grosistët, pohuan se rënia e importeve të grurit, sidomos, po nxitet nga dy faktorë kryesorë. I pari dhe me i rëndësishmi lidhet me tkurrjen e popullsisë në vend.

Të dhënat zyrtarë nga agjencitë Britanike dhe Eurostat sugjerojnë se deri në shtator të vitit të kaluar kishin ikur nga vendi më shumë se 20 mijë persona shumica e tyre të rinj. Të rinjtë janë konsumatorët kryesor të brumërave, ndaj dhe ikja e tyre ul drejtpërdrejt konsumin e drithërave. Gjithashtu vitin e kaluar fermerët mbollën më shumë sipërfaqe me drithëra të frikësuar nga bllokimi i furnizimeve nga lufta në Ukrainë.

Në të njëjtin trend ka qenë edhe importi i sheqernave. Në dy mujorin e parë importet në këtë grup ranë me 30%. Tregtarët me pakicë e lidhin rënien e konsumit të sheqerit më së shumti me emigrimin e të rinjve si konsumatorët kryesore të ëmbëlsirave. Teksa moshat më të vjetra të prekura në masë nga diabeti kanë konsumojnë më pak sheqerna.

Importi i frutave dhe arrave gjithashtu shënoi rënie me 29 për qind. Rënia në këtë grup, përveç tkurrjes së popullsisë, i dedikohet edhe rritjes së prodhimit vendas. Pemëtoret e mbjella para disa vitesh tani janë në kulmin e prodhimit duke plotësuar nevojat e brendshme, por duke rritur edhe eksportet në këtë grup. Kjo është reflektuar edhe në çmimet e frutave në tregun vendas të cilat më parë ishin udhëheqësi kryesor i inflacionit. Por prej dy vitesh ndryshimi i çmimeve në këtë grup është mjaft i ulët.

Grupi kafe çaj dhe erëza pësoi rënie me 26 për qind. Shoqata e Bareve dhe Restoranteve pohoi se rënia e importeve është ndikuar nga çmimet e rritura të kafes, ku shumë operatorë kanë magazinuar blerjet në muajin dhjetor. Përfaqësues të shoqatës gjithashtu shtojnë se në këtë fillim viti ka rënie të konsumit të kafes 15 deri 20% për shkak të tkurrjes së fuqisë blerëse nga rritja e përgjithshme e çmimeve të produkteve të shportës ushqimore dhe emigracionit të të rinjve.

Produktet e peshkut dhe zarzavatet gjithashtu pësuan rënie me 175 dhe 14% secila.

Në të kundërt vetëm produktet e mishit dhe bulmetit ishin me rritje. Prodhimet blegtorale janë në krizë nga rënia e numrit të krerëve që prodhojnë qumësht, çka ka sjellë zëvendësimin e prodhimit vendas me importe, teksa çmimet e bulmetit janë rritur me shpejtësi vitet e fundit. MONITOR

Pas

“Pandemia tregoi çorganizimin e sistemit shëndetësor, Meta: U falsifikuan shifrat e të vdekurve, Banka Botërore kërkoi transparencë për fondet publike

Para

Përballja e 14 majit në Bashkinë Belsh, Tafani: Para 6 vitesh askush se priste këtë transformim, uji i pijshëm ishte një legjende urbane

Para
Përballja e 14 majit në Bashkinë Belsh, Tafani: Para 6 vitesh askush se priste këtë transformim, uji i pijshëm ishte një legjende urbane

Përballja e 14 majit në Bashkinë Belsh, Tafani: Para 6 vitesh askush se priste këtë transformim, uji i pijshëm ishte një legjende urbane

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rusia dhe Kina, sulm i njëkohshëm ndaj NATO-s dhe Tajvanit? Rutte: Kështu rrezikojmë luftën e tretë botërore

Varka të vogla sulmojnë një anije tregtare britanike në brigjet e Jemenit, hapet zjarr nga të dyja palët

Trump shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore në Texas pas përmbytjeve tragjike: Shumë jetë të humbura dhe të tjerë të zhdukur! Po punojmë ngushtë me udhëheqësit lokal, u shpëtuan mbi 850 njerëz

Turqia “superfuqi” e automjeteve elektrike, Erdogan teston modelin e ri T10F në Stamboll

Dëmtimi horror, Musiala ka thyer fibulën e majtë, Donnarumma i kërkon falje

“Putini do të vazhdojë të vrasë njerëz”, Trump: Ukraina ka nevojë për ‘Patriotët’

Sulm i armatosur ndaj një anijeje greke në brigjet e Jemenit. Në incident u përfshinë dronë dhe anije të vogla

Korriku ‘djeg’ 33 mln euro vetëm për blerje energjie! KESH: Nga janari deri në korrik 90 mln euro import

Shefi i NATO-s zbulon si do të nisë Lufta e III Botërore, Rusia: Ke ngrënë shumë kërpudha magjike holandeze!

Kolonët izraelitë sulmojnë ekipin e Deutsche Welle në Bregun Perëndimor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.